• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Këlliçi tregon pse u thirr në SPAK: Duan të sfumojnë lajmin e Veliajt, por ai ka kapitulluar!

26 Dhjetor, 2024
tek Aktualitet, Bota, Kryesore, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Lexo edhe:

Plagosja e turkut në Sauk, autorit iu bllokua pistoleta, tentoi ta qëllonte disa herë 39-vjeçarin! Sherri i nisur që në Turqi

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve në Tiranë, arrestohen dy persona, në kërkim bashkëpunëtori (EMRAT)

Ish-kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ishte sot në SPAK, pasi aty ishte futur edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Këlliçi deklaroi se priste të thirrej për skandalet në bashki, por u pyet për një kallëzim të bërë nga Idajet Beqiri për diplomën dhe deklarimin e pasurisë, dhe kjo, sipas tij, u bë për të sfumuar thirrjen e Veliajt në SPAK për herë të dytë.“Unë mendova se jam thirrur për të dhënë deklarime për 5D apo inceneratorin e Tiranës. Në kontaktin e parë që pata nga SPAK u përgjigja pozitivisht, jam i gatshëm në çdo moment të paraqitem. Kur mbërrita në SPAK mora vesh se isha thirrur për shkak të një kallëimi që një person i dënuar si mashtrues, Idajet Beqiri, paska depozituar kallëzim ndaj meje, ku ka mbledhur artikujt e gazetave dhe portalit të nipit të Begejave, Karlo Bollino dhe i ka përpiluar në kallëzim penal. Unë kallëzohem sepse pretendon zotëria se kam falsifikuar diplomën e gjimnazit dhe se kam fshehur pasurinë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

E kam sqaruar me qindra herë këtë çështje. Jam diplomuar me nderimet më të larta. E kanë verifikuar sepse kur kam njehësuar diplomën amerikane në Shqipëri janë kryer verifikimet, por duhet të gjejnë dicka për të bërë lajm paralel dhe për të sfumuar zhurmën e Veliajt. Mbetem i hapur për çdo sqarim. Aty mund të ketë ankesë pse kam patur mesatare 9.8.Nëse ky është problemi që i kam shkaktuar shtetit shqiptar, jam i hapur ta diskutojmë. Jam pyetur për shpenzimet në fushatën elektorale, të cilat i kam depozituar në KQZ. Jam pyetur edhe për partneren time me të cilën kur kam qenë subjekt deklarimi nuk kam bashkëjetuar, por me sa duket mashtruesve të dënuar në katër shtete të ndryshme nuk i ka tingëlluar mirë. Jam pyetur edhe për çështjen e fotografisë me Trumpin, sepse ka patur aludime se kam paguar dhjetëra mijëra dollarë, por kosto është zero. Kam ndenjur rreth dy orë në SPAK, jam i gatshëm të shkoj në çdo moment.Çfarë kemi depozituar ne si PD i kam firmosur unë, kam vënë firmën time, fytyrën time. Nëse ka letra anonime nga Ministria e Infrastrukturës apo nga Kryeministria nuk e di. Në PD nuk merret njeri me letra anonime. SPAK e ka të pamundur të amnistojë Veliajn, sado që ka tentuar të intimidojë. Kam informacione se është përplasur sot me një pjesë të hetuesve. Sado i etiketon si trokitës apo kolegë, sërish mendoj se SPAK e ka çështje finale rastin Veliaj. Ose do të mbyllë qepenin, ose Veliaj do të shkojë para ligjit.Veliaj është i mbaruar politikisht. Ne si opozitë na intereson zvarritja e Veliajt në këtë gjendje, por për aspektin ligjor, mendoj se Veliaj ka kapitulluar. Nuk mund të akuzosh tre drejtorë, vartës direkt të kreut të Bashkisë Tiranë, që kanë bërë skemë dhe kanë vjedhur me 45 tendera, 30 milionë euro, të marrin dhe tre leje ndërtimi që firmos Veliaj dhe Veliaj të mos dijë gjë, nuk ka shqiptar që nuk e beson. Por jam informuar se ka një dosje me fraksion edhe për 5D. Dua të shoh dritë në fund të tunelit”, tha Këlliçi.

Tags: kellicispakveliaj

Nga Kategoria

Aktualitet

Plagosja e turkut në Sauk, autorit iu bllokua pistoleta, tentoi ta qëllonte disa herë 39-vjeçarin! Sherri i nisur që në Turqi

10 Mars, 2026
Aktualitet

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve në Tiranë, arrestohen dy persona, në kërkim bashkëpunëtori (EMRAT)

10 Mars, 2026
Aktualitet

I vendoset tritol makinës në Tiranë, vetëm dëme materiale

10 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Plagosja e turkut në Sauk, autorit iu bllokua pistoleta, tentoi ta qëllonte disa herë 39-vjeçarin! Sherri i nisur që në Turqi

10 Mars, 2026

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve në Tiranë, arrestohen dy persona, në kërkim bashkëpunëtori (EMRAT)

10 Mars, 2026

I vendoset tritol makinës në Tiranë, vetëm dëme materiale

10 Mars, 2026

Trump paralajmëron Iranin: Nëse bllokon rrjedhën e naftës në Hormuz, do ta godasim 20 herë më fort

10 Mars, 2026
Horoskopi për Ditën e Hënë, 2 Shkurt 2026

“Mos lejoni që egoja të kontrollojë veprimet tuaja”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

10 Mars, 2026
Seferi, ndër më të mirët e javës në futbollin turk, pavarësisht rezultateve të skuadrës së tij...

Seferi mes më të mirëve të javës në futbollin turk, përkundër dështimit të skuadrës së tij

10 Mars, 2026

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

9 Mars, 2026

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.