• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 1 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Përfituan rreth 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive, Prokuroria e Tiranës sekuestron bizneset dhe pasuritë e shtetasit spanjoll

16 Janar, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, janë sekuestruar pasuri me vlerë të konsiderueshme në pronësi të shtetasit spanjoll Alvaro Romillo Castillo, të dyshuara si produkt i veprës penale të pastrimit të parave.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Bëhet fjalë për shoqëri tregtare, mbi 33 hektarë tokë në zonën e Dhërmiut, automjete luksoze dhe llogari bankare, të cilat sipas hetimeve lidhen me një skemë ndërkombëtare mashtrimi me vlerë rreth 30 milionë euro.

Nga hetimet rezultoi se shtetasit Alvaro Romillo Castillo, i ati shtetasi Domingo Romillo Iriarte, dhe partnerja e tij, shtetasja Mihaela Munteanu Manole, rezultuan të përfshirë në një skemë mashtrimi duke krijuar kompani një shtete të ndryshme si Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika Dominikane dhe Estonia. Vlera e përfituar përmes kësaj skeme arrin shumën 30 milionë Euro.

Lexo edhe:

Pirro Vengu: Kemi identifikuar sponsorizuesit dhe përfituesit e kësaj proteste

Reuters: Samiti i NATO-s mund të mos bëhet në Shqipëri, SHBA ka kundërshtime

Në territorin e shtetit shqiptar, shtetasit e mësipërmn, vepruan nëpërmjet shoqërisë “Wingëort” sh.p.k dhe 2 (dy) shoqërive të tjera të regjistruara në Regjistrin Tregtar, me të njëjtin objekt veprimtarie “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja e menaxhimi i hoteleve, godinave etj”, “Menaxhim i pasurive të paluajishme, shërbime agjenci turisitike”, nëpërmjet shoqërive të krijuara të përfshirë në kontrata, transferta dhe shkëmbime tregtare me shoqëri të huaja me vendndodhje në Bullgari, Sllovaki, Malajzi, (Labuan vend offshore). Këto shoqëri kanë nënshkruar kontratë shitblerje pasuri e paluajtshme dhe ka blerë pasuri të paluajtshme në Dhërmi me vlera dukshëm më të ulëta se sa vlera e tregut.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto subjekte ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe kanë të njëjtën adresë, me administratorë këta shtetas. Subjektet rezultojnë me status “pezulluar”, çka rrit dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë, veprime që mund të përbëjnë elementë të veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi Domingo Romillo Iriarte është subjekt i një hetimi nga Audiencia Nacional në Spanjë për mashtrim piramidal dhe pastrim parash, lidhur me veprimtarinë e tij financiare ndërkombëtare.

Hetimi lidhet kryesisht me aktivitetet e tij në kompaninë Madeira Invest Club dhe shoqëri të tjera të tij financiare.

Në qendër të skemës qëndron Alvaro Romillo Castillo i njohur në rrjetet e koduara si “Luis” apo “Cryptospain”.

Ai komunikonte me klientët në platformën Telegram, duke i bindur të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin.

Kjo e bënte të pamundur gjurmimin e transaksioneve financiare. Sipas hetimeve, rrjeti kriminal kishte ngritur kompani fiktive në Portugali, SHBA, Estoni, Republikën Dominikane dhe Shqipëri, për të fshehur qarkullimin e parave. Dy prej këtyre kompanive, “Wortned” dhe “Wortonova”, u regjistruan në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Tiranë në qershor 2024, me adresë në rrugën “Teodor Keko”.

Të dyja kompanitë kishin si objekt aktivitetin turistik dhe menaxhimin e hoteleve, por sipas dokumenteve, ato nuk zhvilluan ndonjë veprimtari të vërtetë. Pronari i “Wortned” ishte vetë Alvaro Romillo Castillo, ndërsa “Wortonova” figuron në pronësi të shtetases rumune Mihaela Munteanu Manole me administrator të përbashkët Domingo Romillo Iriarte, babai i tij.

Bazuar në veprimet hetimore të kryera dhe provat e mbledhura, rezulton se është kryer vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në përputhje me ligjin, duke pasur parasysh seriozitetin e veprës, dëmin e shkaktuar dhe mundësinë e fshehjes ose shfrytëzimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, sugjerojmë dërgimin e çështjes në gjykatë për gjykim për veprën penale të sipërpërmëndur si dhe vendosjen e masës së sekuestros mbi pasuirtë e identifikuara gjatë hetimit, si më poshtë:

Pasuria e ndodhur në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 13.66 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Kolia, “Tokë Kullotë”;

Pasuria në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 9.5 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Megali-Langadhea, “Tokë Kullotë”;

Shoqëria ‘Wortend’;

Shoqëria ‘Wingëort’;

Shoqëria ‘Wortnova’;

Automjeti, Toyota, Land Cruiser;

Automjeti Mercedez Benz, AMG G 63; dhe

Llogaritë bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë ku mund të ketë llogari aktive bankare.

Nga Kategoria

Aktualitet

Pirro Vengu: Kemi identifikuar sponsorizuesit dhe përfituesit e kësaj proteste

30 Qershor, 2026
Kryesore

Reuters: Samiti i NATO-s mund të mos bëhet në Shqipëri, SHBA ka kundërshtime

30 Qershor, 2026
Aktualitet

Mjeku i drejtohet Ramës nga protesta: Premtove shëndetësi falas, dështove në gjithçka

30 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Franca tregon forcën ndaj Suedisë dhe kalon mes 16 më të mirave të Botërorit

1 Korrik, 2026

Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit nga Maroku, lamtumirë emocionale nga Holanda

1 Korrik, 2026

Pirro Vengu: Kemi identifikuar sponsorizuesit dhe përfituesit e kësaj proteste

30 Qershor, 2026

Reuters: Samiti i NATO-s mund të mos bëhet në Shqipëri, SHBA ka kundërshtime

30 Qershor, 2026

Mrekulli në Venezuelë/ 3-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat 6 ditë pas tërmetit

30 Qershor, 2026

Trump merr goditjen e radhës, Gjykata Supreme: Nëse lind në SHBA, merr nënshtetësinë

30 Qershor, 2026

Mjeku i drejtohet Ramës nga protesta: Premtove shëndetësi falas, dështove në gjithçka

30 Qershor, 2026

Haaland vendos në fund, Norvegjia eliminon Bregun e Fildishtë

30 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.