• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 14 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

E BUJSHME/ Altin Ndoci, pjesë e grabitjes së Rinasit, përgjimet e SKY ECC: Na duhen qitësa!

14 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në emisionin “Breaking” me Fiori Dardhën, në Top News, ka zbuluar detaje të reja mbi profilin kriminal të Altin Ndocit dhe arratisjen e tij, duke theksuar se 38-vjeçari konsiderohej një nga personat më të rrezikshëm dhe me lidhje të drejtpërdrejta me organizatën kriminale Çopja.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Po flasim për një nga arratisjet më të organizuara, por edhe më të paralajmëruara për autoritetet”, tha Hoxha, duke sqaruar se në një nga dosjet ku Altin Ndoci është nën akuzë si anëtar i organizatës kriminale Çopja, drejtuesit e kësaj strukture shfaqen në përgjime në aplikacionet SKY ECC dhe duken të shqetësuar për arrestimin e tij.

Sipas gazetares, në materialet hetimore rezulton se anëtarët e fisit Çopja shpreheshin të alarmuar për faktin se kishin mbetur pa ekzekutorë, veçanërisht pas vrasjes së Besmir Haxhiajt.

Lexo edhe:

10 përse-të më të kërkuara në Google në 2025-ën

Tensionet në Lindjen e Mesme: SHBA po ndalon personelin në bazën ajrore në Katar.

 Anila Hoxha rikujtoi se Ndoci ishte arrestuar rreth 5-6  vite më parë në kuadër të një tjetër dosjeje të rëndë penale, “Plumbi i Artë”, ndërsa nga përgjimet rezulton se organizata kriminale kishte bërë përpjekje të vazhdueshme për ta liruar me çdo kusht, por pa sukses.

“SPAK thotë se gjatë kohës së arrestimit të Altin Ndocit, organizata Çopja kujdeset për familjen e tij duke i dhënë shuma financiare për jetesë. Duke siguruar automjete, duke paguar avokatët, një metodë kjo tipike kriminale, thotë SPAK, për të siguruara heshtjen e Altin Ndocit dhe për t’i kujtuar se organizata nuk e kishte lënë atë në harresë”.

Altin Ndoci konsiderohej si një nga personat më të rrezikshëm, ndaj duhej të shoqërohej me masa sigurie të jashtëzakonshme.

“Ndoci është nën akuzë për vrasjen e trefishtë të vitit 2018, ku mbetën të vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay, si edhe për vrasjen e Kleviz Bahos dhe disa tentativa vrasjeje. Ai përmendet edhe në plane të tjera kriminale kundër Erjon Alibejt, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë“, thotë gazetarja.

Një element kyç, sipas gazetares, është edhe përfshirja e Altin Ndocit në grabitjen e armatosur në aeroportin e Rinasit në vitin 2019, ku u rrëmbyen miliona euro.

“Profili i këtij shtetasi vazhdon të ngarkohet me ngjarje kriminale edhe për një nga ngjarjet më spektakolare sa i takon grabitjes së armatosur në pistën e aeroportit të Rinasit në 2019, ku emri i Altin Ndocit është zyrtarisht në akuzë si anëtar dhe si pjesëmarrës në këtë ngjarje ku u rrëmbyen miliona euro.  Kjo çështje në fakt nuk ka kaluar ende në gjykim themeli dhe ka mbi 30 të akuzuar. Emri i Altin Ndocit lidhet edhe me plumbin e artë me dëshminë e Nuredin Dumanit, i cili tregon se si ishte rreshtuar Altin Ndoci, që konsiderohej si krahu i armatosur i grupit Çopja, krah Talo Çelës për përfshirje në vrasjen e Andi Zylyfit.

Sa i përket arratisjes, gazetarja tha se Prokuroria ka sekuestruar kartelat mjekësore dhe transferimet e shpeshta të Ndocit drejt Spitalit të Durrësit.

“Janë sekuestruar kartela dhe epikriza, ndërsa po hetohet roli i stafit mjekësor dhe i shërbimit të burgjeve”, deklaroi Hoxha, duke shtuar se Ndoci nuk rezulton me sëmundje kronike, por kishte pretenduar probleme me veshkat, mbi bazën e të cilave ishte autorizuar transferimi për ndihmë mjekësore.

Tags: altin ndoci

Nga Kategoria

Bota

10 përse-të më të kërkuara në Google në 2025-ën

14 Janar, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme: SHBA po ndalon personelin në bazën ajrore në Katar.
Kryesore

Tensionet në Lindjen e Mesme: SHBA po ndalon personelin në bazën ajrore në Katar.

14 Janar, 2026
Kategoria Superiore rikthehet, Tirana nis vitin 2026 me fitore ndaj Bylisit në ndeshjen për mbijetesë.
Lajme

Kategoria Superiore rikthehet, Tirana nis vitin 2026 me fitore ndaj Bylisit në ndeshjen për mbijetesë.

14 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

10 përse-të më të kërkuara në Google në 2025-ën

14 Janar, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme: SHBA po ndalon personelin në bazën ajrore në Katar.

Tensionet në Lindjen e Mesme: SHBA po ndalon personelin në bazën ajrore në Katar.

14 Janar, 2026
Kategoria Superiore rikthehet, Tirana nis vitin 2026 me fitore ndaj Bylisit në ndeshjen për mbijetesë.

Kategoria Superiore rikthehet, Tirana nis vitin 2026 me fitore ndaj Bylisit në ndeshjen për mbijetesë.

14 Janar, 2026

Evan Ferguson mbështetet për një transferim befasues në Wrexham për të rikuperuar kënaqësinë nga loja pas një periudhe të vështirë në Romë.

14 Janar, 2026
Xabi Alonso'nun görevden alınması, Hansi Flick: Çok yakında yeni bir proje olacak; kulüplerin antrenörlere güvenmesi gerekiyor...

“Ky është futbolli” – Flick reagon pas shkarkimit të bujshëm të Xabi Alonsos nga Real Madridi

14 Janar, 2026

Australian Open: Goditja e milion dollarëve nga amatori Jordan Smith shpërthen në mes të yjeve botërorë

14 Janar, 2026

Burgu i Burrelit/ Kontroll urgjent në qelinë e pjesëtarit të “Bandës së Babagjyshëve” pas audioregjistrimit të publikuar në Instagram

14 Janar, 2026
Çantat YVS nga 2020 që do t'i rikthehen modës në 2026!

Çantat YVS nga 2020 që do t’i rikthehen modës në 2026!

14 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.