• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

L’Équipe: Mbappé u përpoq ta shpëtonte Xabi Alonso-n

13 Janar, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga lojtarët e parë që i dha lamtumirën Xabi Alonso-s pas zyrtarizimit të largimit të tij nga Real Madridi ishte Kylian Mbappé. Sulmuesi francez ishte në stol në finalen e Superkupës dhe, sipas gazetës L’Équipe, ai u sforcua maksimalisht, madje pranoi të luante pa qetësues, me shpresën se do ta përmbyste ndeshjen ndaj Barcelonës dhe do ta shtynte shkarkimin e trajnerit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas së përditshmes franceze, kapiteni i Francës e kishte kuptuar se një humbje mund t’i kushtonte postin Xabi Alonso-s. Mbappé vuante nga një dëmtim në gjurin e majtë dhe parashikohej të mungonte deri më 21 janar. Pasi humbi gjysmëfinalen e Superkupës ndaj Atleticos, ai udhëtoi në Arabinë Saudite të premten për të provuar të ishte gati për finalen. Ai hyri në lojë nga stoli pikërisht në momentin kur Raphinha shënoi golin vendimtar 3-2 për Barcelonën.

Edhe pse ekzistonte rreziku i rikthimit të dëmtimit, Mbappé insistoi të luante dhe, sipas L’Équipe, refuzoi çdo lloj injeksioni. Gjatë minutave në fushë ai ishte aktiv në sulm, pavarësisht kufizimeve, dhe madje fitoi edhe një karton të kuq për De Jong pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj tij.

Lexo edhe:

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në Kansas, 9 persona të plagosur

Juventus favorit për Goretzka, bardhezinjtë nisin kontaktet për mesfushorin gjerman

Pas shkarkimit të Xabi Alonso-s, Mbappé publikoi një mesazh lamtumire në rrjetet sociale: ai tha se ishte kënaqësi të luante dhe të mësonte prej tij, e falënderoi për besimin që i dha që nga dita e parë dhe e përshkroi si trajner me ide të qarta dhe shumë njohuri për futbollin, duke i uruar sukses në kapitullin e ardhshëm.

L’Équipe shton se mes Mbappé dhe Xabi Alonso-s ishte krijuar një marrëdhënie e afërt, ku flisnin jo vetëm për futboll, por edhe për gjëra të tjera. Xabi ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të Mbappé, i cili në gjashtë muajt me të në stol realizoi 29 gola dhe 5 asistime. Megjithatë, edhe përpjekja e madhe e francezit në finalen e Superkupës nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e trajnerit.

Tags: Kylian MbappéL’ÉquipeReal madridxabi alonso

Nga Kategoria

Bota

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në Kansas, 9 persona të plagosur

7 Qershor, 2026
Sporti

Juventus favorit për Goretzka, bardhezinjtë nisin kontaktet për mesfushorin gjerman

7 Qershor, 2026
Sporti

Florentino Pérez fiton bindshëm zgjedhjet te Real Madrid, tani pritet rikthimi i Mourinho

7 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kushtet e qëndrueshme të motit dhe ndryshimet e vranësirave, parashikimi për këtë të dielë

E hëna me mot të qëndrueshëm, reshje të dobëta në zonat malore

8 Qershor, 2026

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në Kansas, 9 persona të plagosur

7 Qershor, 2026

Juventus favorit për Goretzka, bardhezinjtë nisin kontaktet për mesfushorin gjerman

7 Qershor, 2026
“U zotua për atë parullë”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë e mbështesin zhvillimin, mos i konfuzoni gjërat.

Rama për protestat: Dorëheqje? Kush do i dali për zot Shqipërisë, ata që vishen si flamingo?

7 Qershor, 2026

Dy mjekët e spitalit të Lushnjës dalin në mbështetje të protestës, reagon Korreshi: Dolën në krahun e qytetarëve

7 Qershor, 2026

Florentino Pérez fiton bindshëm zgjedhjet te Real Madrid, tani pritet rikthimi i Mourinho

7 Qershor, 2026

“Ose je budallaqe ose je e korruptuar”, Trump ofendon gazetaren dhe ndërpret në mes intervistën

7 Qershor, 2026

Lamine Yamal zbulon pse luan me dorën e fashuar: Si Karim Benzema

7 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.