• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 8 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Qeveria kontrollon mediat”, Berisha: Qytetarët po mashtrohen

5 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar 35-vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike (RD), duke e cilësuar atë si simbol të fjalës së lirë dhe të rezistencës kundër censurës në Shqipëri.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në mesazhin e tij, Berisha theksoi se RD ka qenë dhe mbetet një institucion i rëndësishëm i pluralizmit politik dhe i medias së pavarur, ndërsa garantoi gazetarët se programi politik i Partisë Demokratike vendos në themel lirinë e shprehjes, mbrojtjen e profesionit dhe dinjitetin e gazetarëve.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Lexo edhe:

Vjosa del nga shtrati, evakuimi i banorëve në Fier (VIDEO)

VIDEO/ Uji deri në gju, banori merr qenin në krahë dhe e shpëton nga përmbytja

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, urimet nga zemra për secilin prej jush, për të gjithë opozitarët dhe të gjithë shqiptarët, për një vit të mbarë, viti i lirisë, viti i rikthimit dhe triumfit të vlerave që ne besojmë, të vlerave themelore të njeriut në këtë vend, në këtë tokë, të grabitura, të shkelmuara, të përzëna në mënyrën më të egër nga njeriu që është bërë simbol i diktatorit të Venezuelës dhe që quhet tashmë në të gjitha kontinentet Ramaduro.

Miq, në trashëgiminë tonë të lirisë, sot ne kremtojmë një datë ndër më të shënuarat, 35-vjetorin e botimit të gazetës së parë opozitare pas 45 vitesh monizëm total.

Kjo në të vërtetë është festa jo e një gazete, është festa e pluralizmit të mendimit, është festa e fjalës së lirë, është festa e jetës, e cila pa fjalën e lirë është një jetë shkretëtirë, një jetë pa dinjitet.

Ndaj dhe unë duhet të shpreh nderimin tim më të madh, respektin më të thellë për të gjithë ata të cilët 35 vite më parë, natën e 5 janarit bënë të mundur publikimin e gazetës Rilindja Demokratike si zëdhënëse e fjalës së lirë, si gazetë e interesit kombëtar, e vokacionit perëndimor të kombit tonë.

Të dashur miq, sot ne kremtojmë këtë datë në kushte kur fjala e lirë, mendimi i lirë janë më të dhunuara se kurrë në 35 vite.

Në një kohë kur mediat e kontrolluara nga qeveria janë shndërruar në instrumente të fjalës së lirë, të plaçkitjes tuaj, të mashtrimit të qytetarëve.

Janë shndërruar në zëdhënëse të krimit qeveritar dhe organizatave kriminale qeveritare, karteleve të drogës, organizatave kriminale shqiptare.

Kurrë ndonjëherë kartelet e drogës, organizatat kriminale, nuk kanë pasur në dorë sa ç’kanë në dorë sot në Shqipëri serialin e medieve të kontrolluara prej tyre.

Këto media çdo ditë shpërndajnë me valët, me portalet, me shkrimet, me ekranet, me studiot, mashtrime, manipulime dhe trillime për qytetarët shqiptarë.

Njëlloj si në diktaturat e zeza, direkt apo indirekt, glorifikojnë të keqen, justifikojnë të keqen, zulmojnë të keqe.

Por sot, përsëri në panoramën mediatike shqiptare ka gazetare dhe gazetarë trima dhe guximtarë, të cilët bëjnë gjithçka  në kushte tmerrësisht të vështira, të paguar dhe të papaguar, t’u thonë ju të vërtetën.

Bëjnë çdo gjë të hetojnë krimet e shëmtuara të qeverisë dhe organizatave të saj.

Ndaj dhe le t’u shprehim ne nderimin më të madh atyre për punën që bëjnë, për të gjithë ata gazetarë, ata analistë, që me sakrifica, me guxim, shprehin të vërtetat e hidhura të këtij regjimi.

I garantoj ata sot në këtë ditë se programi i PD ka në themel lirinë e fjalës, dinjitetin e tyre, lirinë e mendimit.

Nga Kategoria

Aktualitet

Vjosa del nga shtrati, evakuimi i banorëve në Fier (VIDEO)

8 Janar, 2026
Aktualitet

VIDEO/ Uji deri në gju, banori merr qenin në krahë dhe e shpëton nga përmbytja

8 Janar, 2026
Aktualitet

Astrit Hysenaj, punonjësi i Bashkisë Durrës që humbi jetën nga përmbytjet masive

8 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

SHBA konfiskon dy tankerë ‘flote fantazmë’ të lidhur me naftën venezueliane

8 Janar, 2026
Depoja e ish-Hotel Unionit kapet nga zjarri

Depoja e ish-Hotel Unionit kapet nga zjarri

8 Janar, 2026

“Bota jonë ka ndryshuar përherë” – Ylli i Arsenalit, Kyra Cooney-Cross, konfirmon diagnozën e rastit të rëndë dhe agresiv të kancerit të nënës së saj, ndërsa mesfushorja kthehet në Australi për të mbështetur familjen.

8 Janar, 2026
Rahoveci bën thirrje qytetarëve për të raportuar dëmet nga përmbytjet, afati deri më 14 janar.

Rahoveci bën thirrje qytetarëve për të raportuar dëmet nga përmbytjet, afati deri më 14 janar.

8 Janar, 2026

Para të vdekura’ – Barcelona dhe Real Madrid paralajmërohen për transferimin e Harry Kane, ndërsa Michael Owen thotë se sulmuesi i Bayern Munich ka ‘dhënë shansin shumë lirë’.

8 Janar, 2026
Dolce vesh bikini në borë, sfidë ndaj të ftohtit në oborrin e "BBVK"!

Dolce me bikini në borë, sfidë ndaj të ftohtit në oborrin e “BBVK”!

8 Janar, 2026

Rikthimi i Cristiano Ronaldos shkatërroi gjithçka që Ole Gunnar Solskjaer po ndante në Manchester United – rikthimi i tij mund të sjellë sukses të përkohshëm.

8 Janar, 2026

Vjosa del nga shtrati, evakuimi i banorëve në Fier (VIDEO)

8 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.