Një automjet është përfshirë nga flakët pak më parë në zonën e rrethrrotullimit të Liqenit në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në një moment kur në rrugë kishte shumë njerëz.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët kanë arritur të dalin në kohë nga automjeti.









