Në përfundim të seancës kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit. Berisha theksoi se Belinda Balluku duhet të informojë shqiptarët për pazaret që kanë bërë dhe dëmet që i kanë shkaktuar shqiptarëve.
Kryedemokrati tha gjithashtu se mbr1%mjen e djeshme kreu i qeverisë Edi Rama ka vendosur të “lëshojë” zv. kryeministren Belinda Balluku.
Sali Berisha: Beteja jonë është për ligjin, Kushtetutën, shtetin ligjor.
Motoja e tyre është vidh dhe ik.
Ergys Agasi është njeriu më intim i Edi Ramës, terrorist me dy pengmarrje, dhe jeton i qetë, bile me mbrojtje shtetërore.
Lubi Balluku nuk vjen në parlament, ndonëse duhet të informoj shqiptarët se një pazar i pistë është bërë.
Pazari është, më në fund siç para njoftuar tre ditë më parë, se Rama në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij midis Lindës dhe Belindës, midis Lubisë dhe Belindës.
Dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë Lindën dhe të lëshojë Belindën.
Tani, të tjerat do i ndiqni në parlament.
Por parlament me ata të cilët zbatojnë moton vidh dhe ik, nuk ka dhe nuk mund të ketë.
Ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë.









