• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Detaje të FRIKSHME/ U arrestua në Serbi, si Klejvis Metalla dhunoi partneren shtatzënë derisa i VRAU foshnjën: Të lutem mos më gjuaj!

17 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Klejvis Metalla u arrestua në Serbi pas disa muajsh në kërkim pasi dhunoi partneren e tij shtatzënë, derisa i vrau foshnjën që ajo kishte në bark.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

24-vjeçari ishte larguar nga vendi përmes Pikës Kufitare të Bllatës, pas ngjarjes shokuese të ndodhur më Janar 2025, por u vendos në pranga në shtetin fqinj dhe pritet ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

Ndaj tij, në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Lexo edhe:

Paralajmërimi i fortë i Berishës: Do nisim grevat

Berisha: Rama po e mbron Ballukun nga frika e dosjeve

Klejvis Metalla nuk dëshironte foshnjën, të cilën partnerja e tij 23-vjeçare mbante në bark dhe kishte tentuar të bindte familjarët e saj, që ajo të abortonte në muajin e pestë ilegalisht në një klinikë në Fier.

Por 23-vjeçarja nuk pranoi të abortojë fëmijën dhe vendosi të ikë.

Ditën e ngjarjes, më 27 janar në orën 15:30, e reja së bashku me të vëllain 5 vjec, hipi në makinën e Klejvis Metallës, pasi ky i fundit i kishte marrë pasaportën.

Ai e dërgoi jashtë qytetit në vendin e quajtur “gurët e Skënderbeut”, ku 24-vjeçari ka ndaluar automjetin dhe pasi ka zbritur partneren e tij e ka goditur me shkelma në bark dhe në trup.

Më pas i ka marrë celularin dhe është larguar në drejtim të Peshkopisë. Një kalimtar i rastit shoqëroi 23 vjeçaren në Komisariatin e Bulqizës, ndërsa vëllain e saj të vogël e çoi në shtëpi.

Vajza mbërriti në polici gjithë fraktura dhe gjak, por nuk iu mor denoncimi, pasi iu tha se duhet të bëhej në Tiranë, ku banonte i riu, raportoi emisioni investigativ “Stop” në atë kohë.

Biseda me babain e vajzës:

Klejvis Metalla: Unë po të them, e ka dash kjo, e ka mbajt me dhunë e ka mbajt mçeftas. Tani, unë kam ardhur këtu, meqë kjo thotë, është i imi. Unë du me i gjet zgjidhje kësaj pune. Unë fëmijë nuk du, po të kisha dash, e kisha bo…

Babai i vajzës: A do gjesh ti derman nga Zoti, që do të vrasësh fëmijën tënd?!

Klejvis Metalla: Është problemi im. Unë kurrë mos gjetsha derman! Unë fëmijë nuk du…

Rrëfimi i 23 vjeçares:

E reja ka rrëfyer se si 24-vjeçari tentoi ta bindte që ajo të abortonte në muajin e pestë ilegalisht në një klinikë në Fier.

Denoncuesja: Aty dola nga tualeti, hodha kokrrat. Dola vrap, aty gjeta një taksi dhe ika për në Tiranë.

Në mënyrë ilegale do e bënte?

Denoncuesja: Po, po!

Emrin si e kishte klinika?

Denoncuesja: Ishte klinikë private, vetëm emrin e doktoreshës di që e kishte Kozeta.

Çfarë moshë kishte?

Denoncuesja: Ishte e vjetër. Ika në Tiranë, atë natë kam ndenjur në hotel.

Po të mori në telefon?

Denoncuesja: Po më merrte në telefon, më shante. Më thoshte që do të të kthej, ti nuk do të shkosh dot në shtëpi. Unë po vij tek shtëpia jote. Të nesërmen në mëngjes jam nisur për në Bulqizë përsëri.

E gjendur në këtë situatë vendosi që të largohej nga vendi dhe të kërkonte azil në Itali.

“Një shoqe më tha që kishte folur me një hoxhë dhe i kishte thënë që ishte krim të hiqte një fëmijë 4 muajsh. Mua m’u mbush mendja. Pastaj i tregova, i thashë që kam prerë biletat. Preva biletën time në datën 30 që unë të kërkoja azil në Itali, si një femër e pambrojtur. I tregova i thashë që unë do iki, ndoshta është më mirë edhe për ty edhe për mua. Ti sa herë të duash fëmijën tënd mund të vish ta takosh. Unë do të vij në Shqipëri sapo të marr letrat. Do të ikja, do dorëzohesha në polici, vetëm të ikja”, deklaroi 23-vjeçarja për emisionin investigativ.

Por ky rrugëtim i të resë u ndërpre në mes për shkak të dhunës së ushtruar nga partneri i saj.

“Dhe më tha mirë, unë e di që ti nuk ke mundësi të nxjerrësh pasaportën, tha do vij të ta sjell unë dhe të takoj për herë të fundit. Vjen këtu dhe më merr para lagjes, bashkë me vëllain e vogël sepse mami me babin nuk ishin, kishin punë, ishin në shtëpi. Sa hipi në makinë i them të më japë pasaportën e më thotë që e kishte lënë tek një shoku i tij. Hajde të ikim ta marrim, bëjmë një xhiro dhe jemi në rregull.

Gjatë rrugës ndaloi tek “Gurët e Skënderbeut”. Aty vazhdon me ato sharjet, ofendimet e tij me një ton shumë të lartë. Kishte një zemërim në sy, një ton në fytyrë që unë nuk e kisha parë ndonjëherë. Zbrita nga makina të hap derën mbrapa që të marr vëllain, kur po hapja derën ky zbret. Zbret dhe direkt më gjuan me shkelm në bark me sa fuqi që kishte. Bie në tokë dhe mbaj mend veten time që po mbaja duart tek koka dhe tek barku dhe i thoja “Të lutem mos më gjuaj më!”.

Unë isha e shtrirë në tokë dhe ai po më gjuante tek pjesa e kraharorit dhe tek e barkut me shkelma nga sipër. Shkelmat më prekën dhe fytyrën. Në atë moment që më pa ashtu, ka hapur derën mbrapa e kapin vëllain si leckë dhe ma hodhi aty sipër koke. Në atë moment po shikoja vëllain, e kapa e përqafova dhe thashë “të paktën ti je mirë”. Ky hipi në makinë, pastaj zbriti dhe më mori telefonin nga xhepi sepse ai e dinte që unë kam të gjitha faktet, të gjitha gjërat aty dhe patjetër që do e merrte. Më mori telefonin dhe u largua në drejtim të Peshkopisë”, tregoi 23-vjeçarja.

Një kalimtar i rastit e shoqëroi të renë në Komisariatin e Bulqizës, ndërsa vëllain e saj të vogël e çoi në shtëpi.

“Aty dola në rrugë, po e mbaja barkun me dorë, me një dorë po mbaja vëllain. Jam ulur në gjunjë dhe kam nxjerrë xhupin e vëllait sipër për të kërkuar ndihmë. Ndaloi një djalë, më pyeti, i thashë “jam shumë keq, dua të iki në komisariat”. U futa në makinë dhe i thashë a do ma çosh vëllain deri tek shtëpia, unë po ndalem tek komisariati, sepse nuk dua ta marr vëllain e vogël me vete. U ndala tek komisariati”, deklaroi ajo.

Vajza mbërriti në polici gjithë fraktura dhe gjak, por nuk iu mor denoncimi.

“Futem tek roja me gjak, me shenja e me të gjitha. Futem tek vendi i rojës dhe i them “xhaxhi Dashi dua të bëj një denoncim sepse më ka rrahur ish-burri”. I thashë dua të bëj një denoncim sepse ai mund të ikë, dua që ta kapni sa më shpejt. Më tha nga e ke këtë ish-burrin, i thashë nga Tirana. Më tha epo duhet të shkosh në Tiranë, unë nuk dua ta marr dot denoncimin për bazë ty, duhet të ikësh në Tiranë përderisa ai jeton atje”, tha 23-vjeçarja.

E reja e dhunuar barbarisht nga partneri shkoi me të ëmën në spitalin e Peshkopisë.

Sipas mjekut gjinekolog që ndoqi rastin, shkaku i abortit ka ardhur si pasojë e dhunës.

Denoncuesja: Dua arsyen e vdekjes së fëmijës!

Gjinekologu: Këtë gjë ta jep Mjekësia Ligjore…

Denoncuesja: Po po, por ti do e shkruash arsyen, se pse vdiq. Ti e di më mirë. Aborti pse u bë?

Gjinekologu: Aborti, nga dhuna…

Denoncuesja: Nga dhuna.

Gjinekologu: Po nga trauma, që ke kaluar, ajo ka shkaktuar hematomën, ka filluar hemorragjia…

Denoncuesja: S’po e kuptoj…

Gjinekologu: Nga trauma, që të është shkaktuar ty.

Denoncuesja: Nga dhuna, që më është bërë?

Gjinekologu: Po pra, trauma quhet në gjuhën mjekësore.

DEKLARATA E KLEJVIS METALLA

Ndërkohë 24-vjeçari, Klejvis Metalla, në reagimin e tij për emisionin akuzoi vajzën si përdoruese droge.

Gazetari: Ju ndodheni në Shqipëri apo jashtë? Sepse dhuna që ju i keni bërë 23-vjeçares ka sjellë vdekjen e fëmijës.

Klejvis Metalla: Po ik o shoku, ç’i ke këto muhabete?! Shif mos ke ngatërruar numër! Mos merr më për këto! Çfarë janë këto muhabete…?!

Gazetari: Nuk je Klejvis Metalla ti?

Klejvis Metalla: Po jo, mo vëlla! Ç’lidhje ka, kush jam unë?! Po lëri këto budalliqe! Ç’janë këto fjalë, që po thu…?!

Gazetari: E kam Nazmien këtu, mund t’i flasësh.

Nazmia: Ti je Klevi pse thua jo.

Klejvis Metalla: Po ça Klejvi jam unë, e ça ka, e ça të ka gjet ty?

Nazmia: Ti i ke bërë të gjitha.

Klejvis Metalla: Ça ke bo ti tani?

Nazmia: Mos harro se do kapesh.

Klejvis Metalla: A ke qenë shtatzënë me mu? Ore, a ke qenë shtatzënë me mu?

Nazmia: Po!

Klejvis Metalla: Edhe ke humb fëmijën tim?

Nazmia: Po ti më rrahe.

Klejvis Metalla: Të rrafa unëëë…, o ça je tu thon, oj ti budalle… Nuk e di, çfarë flet, as nuk e di, se çfarë bën. Tani unë e pres atë fëmijë me të, ajo më thotë mu, më ke humb fëmijën… O vëlla, pale, ça ka bërë ajo, se ajo është femër kështu,, rrugësh. Bojini analizat, jo do e faktojmë, po n.q.s dalin të vërtetat, ke për ta parë, sesi do të shkojë puna ty, se je tu bo gjithë këtë mashtrim. Më ke shkruar edhe disa mesazhe, që s’i kuptoj fare. Po se ti je tu bo mashtrim, pi drogë kushedi, kush ia ka dhënë andej…

Gazetari: Kush e ka dhunuar?

Klejvis Metalla: Ore s’di gjë vëlla! Unë e kam takuar atë ditë, unë kam ik. Unë kam ik në punën time, se kam qenë me orar, për të kaluar doganën. Kam pas punët e mia, kam dalë jashtë.

Gazetari: Namzia ka qenë me vëllain kur i ke marrë ti?

Klejvis Metalla: Po ka qenë me vëllain e vogël dhe i kam lënë aty. (Vendi i njohur si gurët e Skënderbeut) Më tha më lër aty! Ok, i thashë, se dhe unë kam punë, po iki…

Nga Kategoria

Aktualitet

Paralajmërimi i fortë i Berishës: Do nisim grevat

17 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Berisha: Rama po e mbron Ballukun nga frika e dosjeve

17 Dhjetor, 2025
Ekskluzive: Botërori 2026 do të jetë për të pasurit; nëse Kuqezinjtë kualifikohen, biletat për ndeshje do të kushtojnë 1500 dollarë.
Aktualitet

Ekskluzive: Botërori 2026 do të jetë për të pasurit; nëse Kuqezinjtë kualifikohen, biletat për ndeshje do të kushtojnë 1500 dollarë.

17 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Muzeu i Luvrit në Paris do të mbetet pjesërisht i hapur ndërsa vazhdon greva për kushtet e punës.

17 Dhjetor, 2025
Reagimi i Athinës ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për emrin e vendit

Reagimi i Athinës ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për emrin e vendit

17 Dhjetor, 2025

Paralajmërimi i fortë i Berishës: Do nisim grevat

17 Dhjetor, 2025
21 produkte nën vëzhgimin e Autoritetit të Konkurrencës për rritje çmimesh pas ankesave nga qytetarët.

21 produkte nën vëzhgimin e Autoritetit të Konkurrencës për rritje çmimesh pas ankesave nga qytetarët.

17 Dhjetor, 2025

Berisha: Rama po e mbron Ballukun nga frika e dosjeve

17 Dhjetor, 2025

A është e sigurt të udhëtosh në Tajlandë dhe Kamboxhi ndërsa përshkallëzohen përplasjet kufitare?

17 Dhjetor, 2025
Ekskluzive: Botërori 2026 do të jetë për të pasurit; nëse Kuqezinjtë kualifikohen, biletat për ndeshje do të kushtojnë 1500 dollarë.

Ekskluzive: Botërori 2026 do të jetë për të pasurit; nëse Kuqezinjtë kualifikohen, biletat për ndeshje do të kushtojnë 1500 dollarë.

17 Dhjetor, 2025

Gjendet një armë zjarri brenda një çante në mes të Sarandës

17 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.