• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 16 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet

16 Dhjetor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË–  E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn përcolli një mesazh të fuqishëm në mbështetje të reformës në drejtësi. Në një konferencë që shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP), VanHorn vlerësoi punën e vettingun për gjyqatrët dhe prokurorët, duke theksuar se kjo reformë po bën një ndryshim të prekshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe kjo do të vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju,” u shpreh VanHorn, duke lavdëruar sakrificat dhe guximin e komisionerëve, të cilët tha se kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm për t’u përballur me hakmarrjen lidhur me vendimet jopoullore që kanë marrë. 

Sa i takon reformës në drejtësi, VanHorn tha se shumë e kanë refuzuar, ndërsa vlerësoi punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) duke thënë se po përpiqen që të gjykojnë bosët e krimit dhe zyrtarët e lartë të korruptuar. E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri theksoi se kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi mbetet po aq e fortë sa në vitin 2016, kur u miratua. Vazhdoni me luftën kundër korrupsionit, ishte mesazhi i qartë i saj, duke thënë se SHBA e kanë në krah gjatë këtij rrugëtimi. 

Lexo edhe:

Izraeli sulmon televizionin shtetëror të Iranit, disa viktima! Momenti kur gazetarja largohet nga studio

“Hëngra akullore me babin, më pas ai vrau mamin”, djali i 45 vjeçares shqiptare tregon çfarë ndodhi në takimin me të atin para krimit makabër

“Ju keni ndërtuar institucione të reja të drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Tani është thelbësore që ato të përdoren në mënyrë efikase, të pavarur dhe të paanshme,” u shpreh ajo, duke nënvizuar nevojën për të vijuar me luftën kundër përpara pavarësisht pengesave.

Ambasadori i BE -së në Tiranë, Silvio Gonzato theksoi se puna e këtyre institucioneve ka qenë thelbësore për rikthimin e besimit të publikut tek drejtësia dhe përparimin e reformës. Ai nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë dhe standardeve të larta të krijuara nga institucionet e vettingut.

“KLGJ dhe KLP duhet të japin prova konkrete dhe të ruajnë standardet e organeve të vettingut. Gjithashtu, institucionet e vettingut duhet t’i referojnë çështjet e identifikuara për hetim Prokurorisë dhe SPAK,” tha Gonzato.

I pranishëm në takim ishte edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili tha se pandëshkueshmëria po tronditet. Nga 31 dhjetori, të gjitha çështjet e papërfunduara nga Komisionerët Publikë do t’i kalojnë SPAK, gjë për të cilën Dumani thotë se do rrisë ndjeshëm ngarkesën për prokurorët e posaçëm. 

“Pandëshkueshmëria po tronditet, por për të ruajtur besimin e qytetarëve duhet të koordinojmë përpjekjet për integritet dhe profesionalizëm,” përfundoi Dumani, duke falënderuar për punën voluminoze të institucioneve gjatë këtyre viteve.

Kryetari i KPK-së, Roland Ilia, deklaroi se deri më tani janë verifikuar 808 subjekte, ku janë dhënë 373 vendime për konfirmim në detyrë, 268 shkarkim dhe 105 për ndërprerje të procesit të verifikimit. Ai theksoi se 89% e vendimeve të KPK kanë mbetur të pandryshuara, duke treguar qëndrueshmërinë e punës së institucionit.

Ndërkohë Komisioneri Publik Florian Ballhysa i cili pritet të mbyllë mandatin dhe ti kalojë kompetencat kreut të SPAK, Altin Dumani vlerësoi se standardet e vendosura nga proecsi i rivlerësimit kalimtar janë të larta e si të tilla kërkohet që të ruhen ato.

“Kjo sakrificë do tia vlejë në fund të fundit, në rast se do të shërbejë sadopak që fëmijët tanë një ditë të jenë qytetarë të Bashkimit Europian” tha ai.

E ndërsa KPA do të vijojë mandatin kushtetues për të shqyrtuar apelimet e shkarkimeve nga Vettingu deri në qershor të 2026, përfaqësuesi i saj, Sokol Çomo tha se janë 120 subjekte të rivlerësimit që presin filtrin e KPA. Për vitin 2025 janë planifikuar të filtrohen 80 subjekte, ndërsa në gjashtë muajt e parë të 2026-ës do të shqyrtohen 40 të tjera, duke garantuar mbylljen në afat të procesit të rivlerësimit.

Tags: altin dumaniNancy VanHornreforma ne drejtesispak

Nga Kategoria

Bota

Izraeli sulmon televizionin shtetëror të Iranit, disa viktima! Momenti kur gazetarja largohet nga studio

16 Qershor, 2025
Kryesore

“Hëngra akullore me babin, më pas ai vrau mamin”, djali i 45 vjeçares shqiptare tregon çfarë ndodhi në takimin me të atin para krimit makabër

16 Qershor, 2025
Aktualitet

Merr flakë makina në kryqëzimin e rrugës “5 Maji”

16 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Izraeli sulmon televizionin shtetëror të Iranit, disa viktima! Momenti kur gazetarja largohet nga studio

16 Qershor, 2025

“Hëngra akullore me babin, më pas ai vrau mamin”, djali i 45 vjeçares shqiptare tregon çfarë ndodhi në takimin me të atin para krimit makabër

16 Qershor, 2025

Merr flakë makina në kryqëzimin e rrugës “5 Maji”

16 Qershor, 2025

Mbyllet seanca plenare në Kuvend, miratohet pa opozitën projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”

16 Qershor, 2025

Konflikti Izrael-Iran, aeroplanmbajtësja amerikane niset drejt Lindjes së Mesme

16 Qershor, 2025

U kapën me kokainë, kanabis dhe tableta ekstazi, arrestohet dy shtetasit e huaj në Dhërmi

16 Qershor, 2025

Detaje nga atentati në Lundër, zbulohet numri i shasisë së motorit të autorëve

16 Qershor, 2025

Dosja “Metamorfoza”/ Shtyhet seanca për të pandehurit, shkak, zëvendësimi i një avokati

16 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.