• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike

3 Dhjetor, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtria e Gjermanisë ka vënë në funksion pjesën e parë të një sistemi të mbrojtjes kundër raketave balistike në vlerë prej rreth 4 miliardë dollarësh, me qëllim që të mbrohet më mirë Evropa në një kohë kur tensionet janë të larta me Rusinë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sistemi Arrow (Shigjeta), i prodhuar në Izrael dhe i zhvilluar me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, do të jetë pjesë e nismës së gjerë Mburoja e Qiellit Evropian, që u lansua pak pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, që ngriti shqetësimet për boshllëqet e mundshme në mbrojtjen ajrore të vendeve evropiane të NATO-s.

“Për herë të parë po fitojmë aftësinë për paralajmërim të hershëm dhe mbrojtje kundër raketave balistike me rreze të gjatë veprimi për popullsinë dhe infrastrukturën tonë”, tha ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Lexo edhe:

Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet një ndërtesë dykatëshe

Italia merr vendimin, ndalon burkën në shkolla dhe kufizon numrin e nxënësve të huaj

“Po forcojmë shtyllën evropiane të NATO-s dhe po përmbushim një obligim planifikues të NATO-s. Po demonstrojmë që Gjermania po merr përgjegjësi”, shtoi ai.

Marrëveshja për furnizimin e sistemit Arrow 3, e nënshkruar në vitin 2023, u përshkrua si kontrata më e madhe ushtarake e eksportit në historinë e Izraelit.

Sistemi është dizajnuar që të shkatërrojë raketa balistike me rreze të gjatë veprimi që fluturojnë mbi atmosferën e Tokës.

Ai përbëhet nga sisteme radar për zbulim, lëshues raketash dhe një sërë raketash penguese që, sipas raportimeve, janë në gjendje të godasin objektiva në lartësi deri në 100 kilometra.

Një delegacion izraelit iu bashkua zyrtarëve ushtarakë gjermanë në bazën ajrore Holzdorf në pjesën lindore të Gjermanisë në një ceremoni që shënoi dislokimin zyrtar të pjesëve të para të sistemit Arrow 3.

Dislokimi i së mërkurës shënoi herën e parë që një sistem Arrow është vendosur jashtë Izraelit, një gjë që Ministria gjermane e Mbrojtjes e përshkroi si “një sinjal të qartë për lidhjet e ngushta dhe partneritetin mes Izraelit dhe Gjermanisë”.

Elemente të tjera pritet të dislokohen në lokacione të tjera në Gjermani sapo sistemi të jetë plotësisht operacional.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, Izraeli kishte dislokuar sistemin e vet Arrow 3 për të rrëzuar dhjetëra raketa balistike iraniane gjatë përleshjeve gjatë vitit të kaluar.

Sistemi Arrow 3 i jep Gjermanisë një mbulim me rreze të gjatë, që plotëson sistemet aktuale gjermane Patriot me rreze të mesme, si dhe raketat me rreze të shkurtë veprimi, Iris-T.

Në total, 23 vende të tjera janë bashkuar me nismën Mburoja e Qiellit Evropian, që udhëhiqet nga Gjermania. Berlini kishte propozuar nisjen e kësaj iniciative në gusht të vitit 2022./ REL

Nga Kategoria

Bota

Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet një ndërtesë dykatëshe

25 Shtator, 2026
Bota

Italia merr vendimin, ndalon burkën në shkolla dhe kufizon numrin e nxënësve të huaj

25 Shtator, 2026
Bota

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”/ Deklarata e zëvendëskryeministrit shkakton zemërim në Itali, protestojnë edhe deputetet me minifunde

25 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kreu i GJL, Sokol Sadushi: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet!

25 Shtator, 2026

Ish-drejtoresha vidhte para me thasë të zinj nga Posta e Durrësit, Gjykata e Durrësit e liron nga qelia! E lë në arrest ‘shtëpie’

25 Shtator, 2026

Shqiptari mashtron polaken dhe i merr 15 mijë euro, e kërcënon se do t’i publikojë foto intime

25 Shtator, 2026

Zbardhet plagosja e të riut në Lezhë, sherri nisi për pagesën e riparimit të makinës! Babë e bir në kërkim (EMRAT)

25 Shtator, 2026

Altin Dumani dhe oficerët amerikanë të FBI udhëtuan dje drejt Kosovës, zbardhet çështja: Shkatërrohet tregu online “Rydox”, shiteshin identitete të vjedhura (E PLOTË)

25 Shtator, 2026

Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet një ndërtesë dykatëshe

25 Shtator, 2026

Italia merr vendimin, ndalon burkën në shkolla dhe kufizon numrin e nxënësve të huaj

25 Shtator, 2026

Manjani: Turp që dalin nga dosja muhabete seksi, metodë hitleriane e hetimit që zhvesh njerëzit

25 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.