• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Trump uron Pavarësinë e Shqipërisë: Vendet tona kanë partneritet të fortë

28 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
WASHINGTON, DC - JANUARY 20: President Donald Trump signs executive orders in the Oval Office on January 20, 2025 in Washington, DC.  Trump takes office for his second term as the 47th president of the United States. (Photo by Anna Moneymaker/Getty Images)

WASHINGTON, DC - JANUARY 20: President Donald Trump signs executive orders in the Oval Office on January 20, 2025 in Washington, DC. Trump takes office for his second term as the 47th president of the United States. (Photo by Anna Moneymaker/Getty Images)

Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka uruar Shqipërinë për 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Lajmi i dha nga presidenti Bajram Begaj, me anë të një postimi në rrjetin social “X”.

Presidenti Begaj pohon se Shqipëria mbetet e  përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet tona të përbashkëta.

Lexo edhe:

I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga

Dyshohet për trafik armësh, arrestohet 29-vjeçari me precedent penal

Njoftimi nga Presidenca:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e gjithë bota për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit. Udhëheqës të shteteve rajonale, evropiane dhe botërore kanë përcjellë përmes Presidentit Begaj urimet e tyre për këtë ditë të madhe të shqiptarëve.
Presidenti Trump i dërgoi Presidentit Begaj një telegram të posaçëm, ku, veç urimeve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, riafirmon vullnetin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara për forcim të bashkëpunimit me Shqipërinë.
“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndwrkombwtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë.
Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”, – shkruan Presidenti Donald J. Trump në telegramin e tij dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në telegramin e Kreut të Shtetit italian, Sergio Mattarella, shprehen urimet më të mira për Presidentin Begaj dhe për të gjithë popullin shqiptar.

Presidenti italian nënvizon me kënaqësi të veçantë miqësinë vëllazërore gjithnjë e më të madhe dhe gjithnjë e më të begatë mes dy vendeve. Ai thekson se kjo miqësi është spontane falë afërsisë gjeografike dhe është përforcuar nga rrënjë të përbashkëta historike, si dhe nga një partneritet politik dinamik bashkëpunimi në kuadër të Aleancës së Atlantikut dhe marrëdhënieve të frytshme ekonomike e kulturore. Po ashtu, vlerësohet në mënyrë të veçantë kontributi i komuniteteve shqiptare në Itali dhe i komunitetit italian në Shqipëri, si ura të gjalla miqësie mes dy popujve.

Në mesazhin e tij, Presidenti italian përgëzon, gjithashtu, përparimin domethënës që ka bërë Tirana gjatë këtij viti në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian. Italia riafirmon mbështetjen e saj të plotë dhe të qëndrueshme për Shqipërinë, duke inkurajuar aspiratën legjitime të saj për t’u bërë pjesë e BE-së.

Edhe Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në telegramin e tij të urimit rikonfirmon mbështetjen për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE, ndërsa e cilëson vendin tonë një partner të ngushtë dhe të besueshem për Gjermaninë.

“Ne e vlerësojmë angazhimin ndërkombëtar të vendit tuaj, në veçanti punën e tij aktive në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe përfshirjen e tij në Procesin e Berlinit për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor. Duke pritur Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe Konferencën e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Tiranë, Shqipëria ka marrë një përgjegjësi të veçantë.

Vendi juaj ka bërë përparim të jashtëzakonshëm vitet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Jam i bindur se proceset e nevojshme të reformave do të vazhdojnë të ndiqen vazhdimisht”, – shkruan Frank-Walter Steinmeier, i cili garanton se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë me të gjitha aftësitë e saj në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Presidenti i Kroacisë në urimet e tij thekson bisedën që ka zhvilluar me Presidentin Begaj përgjatë Samitit të Brdo-Brijuni-t të mbajtur në Tiranë: “Jam i kënaqur që shkëmbyem mendime mbi përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Evropës Juglindore në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe sfidat aktuale globale që ndikojnë në sigurinë dhe zhvillimin e rajonit. Besoj se së bashku mund të kontribuojmë në arritjen e këtyre qëllimeve të rëndësishme”, – shkruan Presidenti kroat Zoran Milanović.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, në mesazhin e urimit dërguar Presidentit të Republikës
thekson se “marrëdhëniet e thella me partnerin tonë strategjik, Shqipërinë, si në nivel dypalësh, ashtu edhe në atë rajonal, po zhvillohen çdo ditë”. Erdogan shpreh besimin se ky bashkëpunim i palëkundur, i forcuar nga urat e dashurisë midis popujve tanë, do të bëhet edhe më i fortë, i qëndrueshëm dhe shumëdimensional në periudhën e ardhshme. “Besoj me gjithë zemër se bashkëpunimi midis Turqisë dhe Shqipërisë do të vazhdojë të kontribuojë në paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në Ballkan”, – shkruan Erdogan.
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, ka marrë urime nga Kina, Arabia Saudite, Japonia, Estonia, Azerbajxhani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të tjera telegrame vijojnë të mbërrijnë në zyrën e Kreut të Shtetit.

Nga Kategoria

Kryesore

I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga

11 Tetor, 2026
Kryesore

Dyshohet për trafik armësh, arrestohet 29-vjeçari me precedent penal

11 Tetor, 2026
Kryesore

Rama bën krahasimin për Malësinë e Madhe dhe Përmetin: Dikur vende pa shpresë, sot destinacione të Shqipërisë së re

11 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga

11 Tetor, 2026

Dyshohet për trafik armësh, arrestohet 29-vjeçari me precedent penal

11 Tetor, 2026

Rama bën krahasimin për Malësinë e Madhe dhe Përmetin: Dikur vende pa shpresë, sot destinacione të Shqipërisë së re

11 Tetor, 2026

Zbulohet Oligarku i Politikës që akuzon Brace, është Agron Shehaj, dy personazhet kanë “sherre” të vjetra

11 Tetor, 2026

“Është koha që Ukraina të ketë një president të ri”, Elon Musk i bashkohet qëndrimit të Trump: Zelensky ka shkuar shumë larg

11 Tetor, 2026

Sapo ishte kthyer nga Tirana kur i bënë atentat, Beqir Devolli njihej si “Çilo Hundëderri”, një vit më parë i dogjën makinën

11 Tetor, 2026

EMRI/ Atentati me tritol në Gjirokastër, ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit

11 Tetor, 2026

Sulmi në aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite, raportohet për 12 viktima dhe 300 të plagosur

11 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.