Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi ka qëndruar mbi 1 orë në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa në dalje është pyetur nga gazetarët, por nuk ka dhënë asnjë shpjegim.
Në fund, ish kryebashkiaku i Tepelenës ka deklaruar “të fala Ristanit”.
Nga kjo deklaratë rezulton se Peçi është paraqitur në SPAK për një denoncim të bërë nga Arben Ristani, në prill 2025 sipas tij për një aferë korruptive.
Sipas Ristanit, afera korruptive shkon në 66 milionë euro, duke bërë që këto para të shkojnë në një grusht njerëzish.











