• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 6 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Zelensky i gatshëm për punë konstruktive me Trumpin lidhur me planin për paqe

21 Nëntor, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se e ka pranuar draft-planin e diskutueshëm amerikan për paqe, i cili parasheh që Kievi të bëjë koncesione të mëdha.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Zelensky ka thënë se synon të diskutojë me presidentin amerikan, Donald Trump më shumë hollësi për planin.

Në deklaratën e parë, duke e konfirmuar planin, zyra e Zelenskyt ka thënë se ai “është pajtuar për të punuar në pikat e planit që do të mundësonin përfundim të dinjitetshëm të luftës”.

Lexo edhe:

Irani kërcënon me përgjigje më të ashpër ndaj SHBA-së, ndërsa konflikti rrezikon furnizimet globale me naftë

Gjermania krijon “mburojë” kundër sabotazhit rus: Njësi anti-drone dhe “Cyberdome”

“Ne jemi gati që të punojmë në mënyrë konstruktive me anën amerikane dhe partnerët tanë në Evropë dhe botë, që rezultat të jetë paqja”, ka thënë zyra e Zelenskyt përmes një deklarate.

“Zelensky pret të diskutojë me Trumpin në ditët në vijim për mundësitë diplomatike ekzistuese dhe pikat kryesore që janë të domosdoshme për paqe”.

Deklarata është lëshuar disa orë pasi lideri ukrainas është takuar me një grup të zyrtarëve të lartë të Pentagonit në Kiev.

Ambasada amerikane në Kiev e ka përshkruar takimin si “jashtëzakonisht konstruktiv” dhe që më në fund është duke u krijuar momentum për paqen e shumëpritur.

Pikat e propozimit duket se janë në linjë me kërkesat që i ka pasur Rusia prej nisjes së luftës më 2022.

Propozimet definitive të planit amerikan nuk dihen ende, pasi Zyra e Zelenskyt nuk ka folur për to.

Sipas raportimeve të të përditshmeve Financial Times, Reuters dhe Axios, përmendet që plani parasheh për Kievin të heqë dorë nga disa territore dhe armë, të zvogëlojë numrin e forcave të armatosura dhe të ulet shkalla e ndihmës ushtarake amerikane, e cila ka qenë jetike në luftën e Ukrainës kundër forcave ruse.

Për më shumë, parashihet që në tokën ukrainase të mos ketë trupa të huaja dhe që Kievi të mos pranojë armë me rreze të gjatë.

Zelensky i ka refuzuar më parë kërkesat e Moskës që Ukraina të heqë dorë nga territori i vet, apo ta zvogëlojë numrin e ushtarëve, duke thënë se diçka e tillë do ta dobësonte Ukrainën dhe do ta bënte të cenueshme ndaj ndonjë pushtimi tjetër në të ardhmen.

Analistët besojnë se plani prej 28 pikash zor se do të gjejë mbështetje në Kiev.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff janë takuar me zyrtarë ukrainas javën e kaluar për të diskutuar planin për paqe.

Më herët, Rubio e ka përshkruar planin si “listë të ideve potenciale për përfundim të luftës”, duke sugjeruar se mund të ketë hapësirë për negociata.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk e ka konfirmuar që po zhvillohen negociata për këtë aspekt.

“Nuk po zhvillohen konsultime. Ka kontakte, natyrisht, mirëpo nuk ekziston ndonjë proces që mund të përshkruhet si konsultim”, ka thënë ai.

Propozimet e përballin Zelenskyn me një pozitë të vështirë.

Në fushëbetejë, forcat ukrainase janë duke u përpjekur që të zmbrapsin ushtrinë ruse të pajisur më mirë, pavarësisht se forcat e Moskës po përballen me humbje të mëdha.

Rusia është duke luftuar intensivisht në qytetin e Pokrovskut, në kuadër të synimit të presidentit rus, Vladimir Putin për të kontrolluar gjithë rajonin lindor ukrainas, Donbas.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Tags: Trumpzelensky

Nga Kategoria

Bota

Irani kërcënon me përgjigje më të ashpër ndaj SHBA-së, ndërsa konflikti rrezikon furnizimet globale me naftë

6 Shtator, 2026
Bota

Gjermania krijon “mburojë” kundër sabotazhit rus: Njësi anti-drone dhe “Cyberdome”

6 Shtator, 2026
Bota

E djathta ekstreme në Gjermani afër pushtetit shtetëror, mbahen zgjedhjet në landin e Saksoni-Anhalt

6 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Pse Flick nuk e donte De Jong kapiten të parë? Zbulohet arsyeja që acaroi trajnerin e Barcelonës

6 Shtator, 2026

Everton ndal Manchester Unitedin në shtesë, barazim dramatik 2-2 në Goodison Park

6 Shtator, 2026

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

6 Shtator, 2026

Irani kërcënon me përgjigje më të ashpër ndaj SHBA-së, ndërsa konflikti rrezikon furnizimet globale me naftë

6 Shtator, 2026

Cilat janë shenjat që mashtrojnë më shumë dhe kush nuk tradhton kurrë

6 Shtator, 2026

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, rrezikohen banesat e zonës

6 Shtator, 2026

Gjermania krijon “mburojë” kundër sabotazhit rus: Njësi anti-drone dhe “Cyberdome”

6 Shtator, 2026

Nga vera në vjeshtë/ 7 kombinime që po rikthehen në modë këtë shtator

6 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.