• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Veliaj merr letër nga kryebashkiaku i burgosur i Stambollit: Mezi pres të takohemi sërish

18 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, ka përshëndetur vendimin e Kushtetueses për rikthimin në detyrë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Përmes një letre dërguar në qelinë e Veliajt, Imamoglu i cili po ashtu prej muajsh ndodhet i burgosur në Turqi, ka shprehur solidaritet të plotë dhe e urime për rivendosjen e drejtësisë dhe demokracisë.

“Nga vendi ku ndodhem i ndaluar në burgun e Silivrisë në Stamboll, e prita me kënaqësi të thellë lajmin se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë jua riktheu mandatin e fituar në mënyrë demokratike të Kryebashkiakut të zgjedhur të Tiranës. Dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta dhe më të përzemërta për këtë hap inkurajues dhe domethënës drejt rivendosjes së drejtësisë dhe demokracisë”, shkruan ai, teksa më tej ka theksuar rëndësinë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për besimin në qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit, duke e konsideruar si një mesazh për mbrojtjen e vlerave demokratike.

Lexo edhe:

Djegia e pallatit, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë!

Vuçiç përplaset me eurodeputetin italian: S’pres mbështetje nga ata që lobojnë për Kosovën! Zyrtari i BE: Të ftova në debat publik, por po fshihesh pas makinës tënde propagandistike

Ndër të tjera ai ka vlerësuar përkushtimin e kryebashkiakut të Tiranës dhe rolin e tij në zhvillimin e qytetit dhe bashkëpunimin rajonal, duke shprehur shpresën për takime të ardhshme mes tyre. Kjo letër është bërë publike nga vetë Veliaj i cili e ka falenderuar Imamoglun, të cilit i është referuar si “miku i tij”. 

“Me mirënjohje të thellë për të gjitha letrat dhe fjalët mbështetëse që më keni dërguar e më dërgoni çdo ditë, e të cilat i çmoj pa masë, po publikoj edhe këtë letër inkurajuese nga miku im, kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, të cilin e falenderoj nga zemra”, shkruan Veliaj.

Letra e plotë e kryebashkiakut të Stambollit:

I nderuar Kryetar i Bashkisë, miku im i dashur Erion,

Nga vendi ku ndodhem i ndaluar në burgun e Silivrisë në Stamboll, e prita me kënaqësi të thellë lajmin se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë jua riktheu mandatin e fituar në mënyrë demokratike të Kryebashkiakut të zgjedhur të Tiranës. Dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta dhe më të përzemërta për këtë hap inkurajues dhe domethënës drejt rivendosjes së drejtësisë dhe demokracisë. E kuptoj se në këtë fazë mund të vazhdoni të përballeni me kufizime të lirisë suaj, dhe dua që ta dini se gjatë kësaj kohe jeni në mendimet e mia dhe keni gjithë solidaritetin tim.

Ky vendim përfaqëson shumë më tepër se një çast lehtësimi personal. Ai qëndron si një shenjë e rëndësishme besimi në qeverisjen demokratike, sundimin e ligjit dhe vullnetin sovran të popullit të Tiranës. Në një kohë kur drejtësia dhe integriteti institucional po vihen në provë në shumë pjesë të botës, ky vendim rinovon bindjen se drejtësia, edhe kur vonohet, nuk mund të mohohet.

Forca juaj e qetë, qartësia morale dhe përkushtimi juaj i palëkundur ndaj shërbimit publik gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë, kanë qenë thellësisht frymëzuese. Nën drejtimin tuaj në Tiranë dhe përkushtimit në Rrjetin e Qyteteve Ballkanike B40, keni treguar se demokracia nuk mbahet vetëm nga institucionet, por nga ata që e mbrojnë atë me guxim, integritet dhe bindje.

Si mbrojtës të demokracisë, përvojat tona të përbashkëta zbulojnë një të vërtetë që i tejkalon kufijtë. Lufta për demokraci në një vend është, në thelb, një luftë për demokraci kudo. Çdo qëndrim për drejtësi dhe çdo mbrojtje e sundimit të ligjit forcon përpjekjen e përbashkët që i lidh shoqëritë e lira dhe të drejta me njëra-tjetrën.

Qëndrueshmëria juaj përballë sfidave vazhdon t’i frymëzojë ata që besojnë në demokraci dhe drejtësi. Rruga përpara mund të sjellë ende vështirësi, megjithatë shembulli juaj u jep forcë shumëkujt që mbeten të përkushtuar ndaj vlerave demokratike.

Me këtë rast domethënës, dëshiroj të shpreh solidaritetin tim më të thellë, admirimin dhe miqësinë time. Pres me padurim të takohemi sërish në një të ardhme të afërt si kolegë, miq dhe besimtarë të palëkundur në premtimin e demokracisë.

Me përshëndetje të ngrohta dhe respekt të palëkundur,

Ekrem İmamoğlu

Kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Stambollit

Tags: letermryebashkiaku stambollveliaj

Nga Kategoria

Aktualitet

Djegia e pallatit, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë!

24 Prill, 2026
Kosova

Vuçiç përplaset me eurodeputetin italian: S’pres mbështetje nga ata që lobojnë për Kosovën! Zyrtari i BE: Të ftova në debat publik, por po fshihesh pas makinës tënde propagandistike

24 Prill, 2026
Ekonomi

Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

24 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Djegia e pallatit, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë!

24 Prill, 2026

Vuçiç përplaset me eurodeputetin italian: S’pres mbështetje nga ata që lobojnë për Kosovën! Zyrtari i BE: Të ftova në debat publik, por po fshihesh pas makinës tënde propagandistike

24 Prill, 2026

Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

24 Prill, 2026

Ndarja nga jeta e Rexhep Qoses, Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së tij!

24 Prill, 2026

Sherr mes dy pronarë lokalesh, përfshihet edhe një person tjetër! Njëri plagoset me thikë, dy të tjerë me karrige

24 Prill, 2026

Tërmeti 5.7 ballë trondit ishullin e Kretës në Greqi

24 Prill, 2026

Zbulimi i BBC: Rrjeti i fshehtë i Jeffrey Epstein në Londër dhe dështimet e autoriteteve britanike

24 Prill, 2026
Kupa e Turqisë: Ernest Muçi shkëlqen me Trabzonspor, realizon penalltinë vendimtare për t'u kualifikuar në gjysmëfinale (VIDEO)

Kupa e Turqisë: Ernest Muçi shkëlqen me Trabzonspor, realizon penalltinë vendimtare për t’u kualifikuar në gjysmëfinale

24 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.