• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 19 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Shtyhet seanca e vetingut në KPA për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka

13 Nëntor, 2025
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi të shtyjë seancën e vetingut të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, bazuar në një kërkesë të vëzhguesit ndërkombëtar, Francesco Ciardi, për administrimin e akteve që kanë të bëjnë me çështjen penale të ngritur në ngarkim të tij nga SPAK, për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen e “Toyota Auris”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në fillim të seancës të enjten, Ciardi solli në vëmendje faktin se ndaj këtij subjekti rivlerësimi vijon procesi penal në Strukturën e Posaçme dhe kërkoi shtyrjen e seancës për të mundësuar marrjen në formën e kërkuar nga ligji të akteve që kanë të bëjnë me njoftimin e akuzës nga SPAK ndaj Zarkës; vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkalllës së Parë si dhe atë të Apelit.

Përfaqësuesi i drejtuesit të SPAK, prokurori Adnan Xholi u shpreh dakord me kërkimin për administrimin e akteve. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i Zarkës, avokati Julian Mërtiri solli në vëmendje se kishte kërkuar që çështja të pezullohej derisa të jepej vendimi i formës së prerë.

Lexo edhe:

Pamjet tregojnë se tifozët e Senegalit dhe policia përballen, dhuna përshkallëzohet edhe brenda fushës

Trumpi rreth Groenlandës: Kryeministrja daneze thekson se Evropa nuk do të pranojë shantazhin

Ai bëri me dije se Apeli i Posaçëm një ditë më parë vendosi të prishë vendimin e shkallës së parë duke e rikthyer çështjen për gjykim, nga për rrjedhojë nuk ka një vendim dënimi për subjektin. Lidhur me kërkesën e vëzhguesit ndërkombëtar, Mërtiri tha se e linte në vlerësim të trupit gjykues.

Pasi u tërhoq në dhomë këshillimi, Kolegji vendosi të pranojë kërkesën e vëzhguesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe e shtyu seancën për më datë 29 janar të vitit të ardhshëm, në orën 10:00.

Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 28 qershor të vitit të kaluar, pas një seance dëgjimore të shkurtër në të cilën nuk u vunë në dukje probleme që mund ta cenonin atë.

Por një muaj më vonë, më 30 korrik, ai u arrestua nga Prokuroria e Posaçme për  ndikim të paligjshëm për tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme, të cilat lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.

Interesi kryesor lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Auris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata, të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

Pas zbardhjes së vendimit të konfirmimit nga KPK, ONM reagoi dhe kërkoi ankim të çështjes, duke iu referuar kryesisht gjetjeve të lidhura me akuzat e ngritura nga SPAK.

Komisioneri Publik ndoqi të njëjtën logjikë në ankimin e paraqitur në Kolegj, duke vërejtur se nga hetimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se personat nën hetim, ndër ta edhe Zarka, në bashkëpunim dhe në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë.

Nga Kategoria

Pemjet tregojnë se tifozët e Senegalit dhe policia përballen, dhuna përshkallëzohet edhe brenda fushës
Kryesore

Pamjet tregojnë se tifozët e Senegalit dhe policia përballen, dhuna përshkallëzohet edhe brenda fushës

18 Janar, 2026
Trumpi rreth Groenlandës: Kryeministrja daneze thekson se Evropa nuk do të pranojë shantazhin.
Kryesore

Trumpi rreth Groenlandës: Kryeministrja daneze thekson se Evropa nuk do të pranojë shantazhin

18 Janar, 2026
Serie A: Milan ndalon Interin, Fullkrug siguron fitoren, goli i parë me kuqezinjtë.
Kryesore

Serie A: Milani afrohet me Interin, Fullkrug i jep fitoren dhe shënon për herë të parë me kuqezinjtë

18 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Pemjet tregojnë se tifozët e Senegalit dhe policia përballen, dhuna përshkallëzohet edhe brenda fushës

Pamjet tregojnë se tifozët e Senegalit dhe policia përballen, dhuna përshkallëzohet edhe brenda fushës

18 Janar, 2026

Barcelona ndalet në San Sebastián, Sociedad i jep fund serisë së fitoreve

18 Janar, 2026
Trumpi rreth Groenlandës: Kryeministrja daneze thekson se Evropa nuk do të pranojë shantazhin.

Trumpi rreth Groenlandës: Kryeministrja daneze thekson se Evropa nuk do të pranojë shantazhin

18 Janar, 2026

Senegali fiton titullin kampion i Afrikës, mposht Marokun pas 120 minutash lojë

18 Janar, 2026
Serie A: Milan ndalon Interin, Fullkrug siguron fitoren, goli i parë me kuqezinjtë.

Serie A: Milani afrohet me Interin, Fullkrug i jep fitoren dhe shënon për herë të parë me kuqezinjtë

18 Janar, 2026
Skandal gjatë finales së Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit kërkon që lojtarët të braktisin fushën…protestë për një penallti të kontestuar.

Skandal gjatë finales së Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit kërkon që lojtarët të braktisin fushën…protestë për një penallti të kontestuar

18 Janar, 2026
Presidenti iranian reagon ndaj thirrjeve të Trump për një udhëheqës të ri: Çdo sulm ndaj liderit suprem është një luftë ndaj kombit tonë.

Presidenti iranian reagon ndaj thirrjeve të Trump për një udhëheqës të ri: Çdo sulm ndaj liderit suprem është një luftë ndaj kombit tonë

18 Janar, 2026

“Vota mbrohet!” Abdixhiku kërkon rihapjen e kutive pas humbjes së zgjedhjeve

18 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.