• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Zgjedhjet 2025/ Tiranës i shtohet një mandat, bëhet me 37, një i hiqet Korçës, do të ketë 10!

6 Dhjetor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Tirane– Sapo Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve,në KQZ ka nisur menjëherë puna për përgatitjet për 11 majin. Së pari janë bërë llogaritë për mandatet, duke u bazuar në numrin e popullsisë.

Tirana do të përfaqësohet në Kuvendin e ri me 37 deputetë, ndërsa Korça do ta humbasë një, duke ngelur me 10 ligjvënës.

Numri total i shtetasve 4627824 është pjesëtuar me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, ku është përcaktuar numri 33056 si numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati.

Lexo edhe:

Kosova kthehet fuqishëm pas humbjes ndaj Zvicrës, mposht Suedinë

Spektakël golash në kualifikueset e Botërorit 2026: Italia fiton thrillerin ndaj Izraelit

Ndërkohë firmosja e 11 majit nga Presidenti Begaj, vë në lëvizje institucionet për disa afate.

Menjëherë do të nisë puna për hartimin e listës së zgjedhësve, e cila kësaj radhe, do të jetë e ndarë për herë të parë në dy pjesë: listë e votuesve brenda vendit, dhe lista e votuesve, jashtë vendit.

Ata që do të regjistrohen për votim në diasporë, do të hiqen nga lista këtu në Shqipëri.

Duke filluar nga 11 janari, pra 4 muaj përpara datës së zgjedhjeve, institucionet, nga ministritë e deri tek bashkitë, nuk lejohen të bëjnë aktivitete që mund të joshin votuesit në favor të partisë në pushtet. Ndalohen inaugurimet, lejet e legalizimeve, shpërblimet, bonuset, apo amnistitë.

Kandidatët për deputetë duhet të dorëzohen në fillim të marsit, por këtë vit, me kërkesë të KQZ-së, publikimi i listave mund të bëhet më herët, në mënyrë që të mjaftojë koha për dërgimin e fletës së votimit me postë tek emigrantët.

Mandatet për zgjedhjet 2025

Berat 7 mandate
Dibra 5 mandate
Durrës 14 mandate
Elbasani 14 mandate
Fieri 16 mandate
Gjirokastra 4 mandate
Korça 10 mandate
Kukës 3 mandate
Lezhë 7 mandate
Shkodër 11 mandate
Tirana 37 mandate
Vlora 12 mandate
Totali 140 mandate – 4627824 shtetas në 2024

Si përcaktohen mandatet?

Në nenin 75 të Kodit Zgjedhor parashikohen kriteret dhe procedura për caktimin e numrit të mandateve. Çdo mandat përfaqëson një numër afërsisht të njëjtë shtetasish. Numri total i shtetasve, sipas Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, pjesëtohet me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, duke përcaktuar numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati të Kuvendit. Numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore përcaktohet duke pjesëtuar numrin e shtetasve me vendbanim në zonën zgjedhore, me numrin mesatar, të përftuar sipas pikës 2 të këtij neni.

Çdo zone zgjedhore i caktohet fillimisht një numër mandatesh i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga pjesëtimi, sipas pikës 3 të këtij neni. Në rast se në përfundim të veprimit të kryer, sipas pikës 4 të këtij neni, një apo më shumë mandate mbeten pa u shpërndarë, ato u shpërndahen zonave mbi bazën e presjes dhjetore më të madhe të përftuar nga pjesëtimi, sipas pikës 3 të këtij neni. Shpërndarja e mandateve të mbetura kryhet në rend zbritës, duke filluar nga zona me presjen dhjetore më të madhe. Në rast se edhe pas zbatimit të pikës 5 të këtij neni presja dhjetore e dy apo më shumë zonave është e njëjtë, mandati i fundit i caktohet asaj zone që, pas përllogaritjes sipas pikës 3 të këtij neni, ka numrin më të madh të mbetur të shtetasve që nuk kanë prodhuar mandat të plotë.

Nga Kategoria

Kosova

Kosova kthehet fuqishëm pas humbjes ndaj Zvicrës, mposht Suedinë

8 Shtator, 2025
Kualifikimet për Botërorin 2026: Ndeshje spektakolare me 9 gola mes Izraelit dhe Italisë, “Axurrët” rrëmbejnë vendin e dytë, Zvicra mbetet dominante.
Aktualitet

Spektakël golash në kualifikueset e Botërorit 2026: Italia fiton thrillerin ndaj Izraelit

8 Shtator, 2025
Ekskluzive: Brenga vilës së Milan Radojçiç me vlerë 6 milion euro, detaji që i kapti vëmendjen Grida Dumës
Aktualitet

Brenda vilës së Milan Radojçiç me vlerë 6 milion euro, detaji që i kapti vëmendjen Grida Dumës

8 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Kosova kthehet fuqishëm pas humbjes ndaj Zvicrës, mposht Suedinë

8 Shtator, 2025

“Talenti i Aberdeeni i vënë në shënjestër nga Man City dhe Spurs për verën e ardhshme, me skautë që monitorojnë paraqitjet e adoleshentit”

8 Shtator, 2025
Kualifikimet për Botërorin 2026: Ndeshje spektakolare me 9 gola mes Izraelit dhe Italisë, “Axurrët” rrëmbejnë vendin e dytë, Zvicra mbetet dominante.

Spektakël golash në kualifikueset e Botërorit 2026: Italia fiton thrillerin ndaj Izraelit

8 Shtator, 2025

Spurs dhe Arsenal monitorojnë portierin e Swindon, teksa rivalët e veriut të Londrës përgatiten për garë për talentin e ri.

8 Shtator, 2025
Ekskluzive: Brenga vilës së Milan Radojçiç me vlerë 6 milion euro, detaji që i kapti vëmendjen Grida Dumës

Brenda vilës së Milan Radojçiç me vlerë 6 milion euro, detaji që i kapti vëmendjen Grida Dumës

8 Shtator, 2025

Arron Bouwman, ylli i Ajax-it, në radarin e gjigandëve evropianë! Interes nga Chelsea, Man Utd, Barcelona, Liverpool dhe Man City.

8 Shtator, 2025
Letra që ka ndikuar Uashingtonin: Demokratët publikojnë urimin e Trump për Epstein, çfarë shkruan presidenti?

Letra që ka ndikuar Uashingtonin: Demokratët publikojnë urimin e Trump për Epstein, çfarë shkruan presidenti?

8 Shtator, 2025

Thomas Tuchel i quajtur ‘i papjekur dhe budalla’ për vendimin kyç mbi përzgjedhjen e ekipit të Anglisë para ndeshjes së rëndësishme kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Serbisë.

8 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.