• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Atentati në Rinas, kush është informatori me syze që i tregoi atentatorëve shënjestrën

12 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një i ri me trup mesatar dhe me syze po shikohet nga policia e Tiranës si person që ka ndihmuar autorët për t’u dhënë informacione mbi lëvizjet e viktimës Gilmando Dani dhe të plagosurit Muçi Shaljani (Sheqeri). Ky shtetas është afruar pranë zonës së Rinasit rreth orës 13:00, ku ka zbritur nga një makinë tip “Fiat” që u parkua pranë parkimit të aeroportit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nga kamerat e sigurisë rezulton se, sapo ky shtetas është futur brenda, ka parë në monitor avionët që do të zbresnin në ato minuta. Sipas verifikimeve, avioni i linjës Barcelonë–Tiranë ishte vonuar me rreth 15 minuta, dhe në ato çaste ai është drejtuar drejt tualeteve të aeroportit, për t’u kthyer më pas në vendin ku dalin pasagjerët.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se, sapo kanë mbërritur Dani dhe Muçi, të cilët kishin me vete nga një çantë, personi i dyshuar ka nisur menjëherë telefonatat.

Lexo edhe:

Ndërhyri për të mbrojtur stafin, një person me probleme mendore plagos pronarin e marketit në Kavajë

“Drita fiton mbi errësirën!” Erion Veliaj uron Krishtlindjen nga qelia

Ky shtetas i ka ndjekur nga pas dy personat deri sa ata kanë hipur në makinë, ku sipas informacioneve, qëllimi i tij ishte të tregonte se ku do të ulej shënjestra Gilmando Dani. Sapo dy personat kanë hipur në makinë, i dyshuari është larguar me shpejtësi në këmbë në krahun e kundërt të lëvizjes.

Ndërkohë, Muçi Sheqeri dhe Gilmando Dani janë larguar nga parkimi, kanë kaluar te trau për të bërë një pagesë, dhe sapo kanë përfunduar pagesën, janë nisur në drejtim të rrethrrotullimit. Sipas policisë, një makinë ka ndaluar përpara automjetit të viktimës, duke qëndruar disa minuta pa lëvizur, dhe besohet se ky ka qenë momenti kur autorët kanë marrë sinjalin për sulm.

Sapo automjeti i viktimës i është afruar rrethrrotullimit, nga një “Toyota” kanë dalë tre persona, ndërsa një tjetër ka qëndruar në makinë. Me tre armë kallashnikov është shtënë në drejtim të automjetit “Benz”, ku sipas policisë, qëllimi ishte pasagjeri në këtë mjet.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, për rreth 5 sekonda askush nuk ka lëvizur nga mjeti, por më pas është afruar një person i maskuar me kallashnikov, i cili ka shkuar te dera e pasagjerit dhe ka qëlluar disa herë nga xhami, përpara se të largohej.

Të parët që kanë ardhur në ndihmë kanë qenë qytetarët dhe punonjësit e policisë së Rinasit. Sapo janë afruar pranë “Benz”-it, i kanë kërkuar shoferit të hapte derën, por kjo ka qenë e pamundur për shkak të plagëve të marra në qafë dhe në kokë.

Mjeti “Toyota” i autorëve rezulton me targa greke dhe, sipas kamerave të sigurisë, ka qëndruar përreth Rinasit deri në momentin e ekzekutimit. Shpresë për policinë mbetet personi informator, për të cilin kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Ndërkohë, po verifikohet nëse mund të përftohet ndonjë e dhënë nga makina, e cila rezulton se i përket një kompanie private. /Ora News

Nga Kategoria

Kryesore

Ndërhyri për të mbrojtur stafin, një person me probleme mendore plagos pronarin e marketit në Kavajë

25 Dhjetor, 2025
Aktualitet

“Drita fiton mbi errësirën!” Erion Veliaj uron Krishtlindjen nga qelia

25 Dhjetor, 2025
Kryesore

Kryemadhi i ‘rrëmben’ Sashën Ilirit! Ish-deputetja uron Krishtlindjet me foton nga shtëpia

25 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ndërhyri për të mbrojtur stafin, një person me probleme mendore plagos pronarin e marketit në Kavajë

25 Dhjetor, 2025

Dëgjoni këngën e panjohur të Krishtlindjeve të Queen ‘Not For Sale (Polar Bear)’

25 Dhjetor, 2025

“Drita fiton mbi errësirën!” Erion Veliaj uron Krishtlindjen nga qelia

25 Dhjetor, 2025

Kryemadhi i ‘rrëmben’ Sashën Ilirit! Ish-deputetja uron Krishtlindjet me foton nga shtëpia

25 Dhjetor, 2025
Haradinaj paraqet tetë angazhime për të mbështetur bujqësinë dhe fermerët

Haradinaj: Kosova kërkon energji të sigurt, të qëndrueshme dhe të përballueshme

25 Dhjetor, 2025

Të paktën pesë të vdekur nga sulmi gjatë lutjeve të mbrëmjes në xhaminë në Nigeri

25 Dhjetor, 2025

VIDEO E RËNDË/  Dikur “MIQ”! Dhunohet në mes të rrugëve të Tiranës TikTokerja, porosi e dhënë nga “Fire”

25 Dhjetor, 2025

Koreja e Veriut përparon në ndërtimin e nëndetëses së saj të parë me energi bërthamore Një nëndetëse me energji bërthamore ishte një nga elementet që Kim Jong-un përmendi në një listë dëshirash për armët sofistikuara gjatë një konference politike në vitin 2021. Armët e tjera përfshinin raketat balistike ndërkontinentale me karburant të ngurtë, armë hipersonike, satelitë spiun dhe raketat me shumë kokat.

25 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.