• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 28 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Atentati në Rinas, reagon PD: Koçiu mohoi atentatet mafioze, por shoferi i bandës ishte punonjës i saj

11 Nëntor, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe një tjetër u plagos sot në mesditë në Rinas, pak metra larg aeroportit dhe komisariatit të policisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe Partia Demokratike me anë të deputetit Klevis Balliu, i cili akuzon qeverinë dhe ministren e Brendshme, Albana Koçiu, se kjo ngjarje është provë e qartë e kolapsit të sistemit të sigurisë kombëtare dhe e dështimit të plotë të qeverisë për të garantuar rendin publik.

DEKLARATA E DEPUTETIT TË PD, KLEVIS BALLIU

Lexo edhe:

Akuzat për AKSHI-n, Rama: Presim të flasë drejtësia, jo çorba politike

Kaos nga stuhia e dëborës në New York! Anulohen 9 mijë fluturime, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi


Një atentat mafioz, me një të vrarë dhe një të plagosur, ka ndodhur sot në mesditë në Rinas, pak metra larg aeroportit dhe komisariatit të policisë, në një pikë nevralgjike që konsiderohet ndër më të sigurtat në Shqipëri.

Ky akt kriminal i përsëritur, në territorin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit, është provë e qartë e kolapsit të sistemit të sigurisë kombëtare dhe e dështimit të plotë të qeverisë për të garantuar rendin publik.

Pak minuta pasi ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, deklaronte në Kuvend se “Shqipëria nuk ka atentate mafioze” dhe “nuk ka lidhje të krimit me Policinë e Shtetit”, ndodh pikërisht një atentat në zemër të Shqipërisë, ku vërtetohej e kundërta.

Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, kreu i një prej bandave më famëkeqe në vend, i cili mbeti viktimë e atentatit, kishte si shoqërues Muçi Shaljanin, që mbeti i plagosur. Ky i fundit, veç detyrës si shofer i bandës, mbante edhe detyrën e agjentit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pra, nëpunës i zonjës Koçiu, çka fakton edhe lidhjet e ngushta të policisë me krimin.

Kjo përbën një mohim flagrant të realitetit dhe një përpjekje të turpshme për të fshehur dështimin e institucionit që ajo drejton.

Aeroporti i Rinasit është një objekt me rëndësi të veçantë kombëtare, i mbikëqyrur 24 orë nga policia, forcat speciale, shërbimet e inteligjencës dhe institucionet e tjera të sigurisë.

Fakti që bandat kriminale kanë arritur të godasin në mënyrë të përsëritur në këtë zonë tregon se krimi ka marrë në dorë kontrollin e territorit, ndërsa shteti është kthyer në spektator të pafuqishëm.

Partia Demokratike e ka paralajmëruar prej kohësh se bandat kriminale kanë kapur çdo qelizë të shtetit shqiptar. Ato kontrollojnë ekonominë, tenderat, zgjedhjet dhe tashmë edhe territorin.

Kjo është pasojë direkte e një qeverisjeje që ka zëvendësuar profesionistët me militantë dhe besnikë politikë, që i sigurojnë Edi Ramës vazhdimësinë e pushtetit përmes pastrimit të parave, trafikut të narkotikëve dhe vjedhjes së votave.

Ndërsa kryeministri propagandon “suksese virtuale” në rrjete sociale, krimi i organizuar vijon të veprojë i qetë dhe i papenguar, duke e kthyer Shqipërinë në një shtet ku armët, tritoli dhe ekzekutimet mafioze janë kthyer në normalitet.

Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos pranojnë më një shtet që është në shërbim të bandave, por të bashkohen në një front të përbashkët për rikthimin e rendit, ligjit dhe sigurisë publike.

Nga Kategoria

Kryesore

Akuzat për AKSHI-n, Rama: Presim të flasë drejtësia, jo çorba politike

28 Dhjetor, 2025
Bota

Kaos nga stuhia e dëborës në New York! Anulohen 9 mijë fluturime, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

28 Dhjetor, 2025
Kosova

Kosova sot në zgjedhje të jashtëzakonshme, Kurti: Synojmë të fitojmë 50% të votave

28 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Anija turistike përplaset me shkëmbinj në udhëtimin e saj të parë pas lënies së pasagjerëve në një ishull

28 Dhjetor, 2025

Akuzat për AKSHI-n, Rama: Presim të flasë drejtësia, jo çorba politike

28 Dhjetor, 2025

Shpresat për detet e larta përballen me realitetet e vështira, ndërsa viti 2026 pritet të jetë një vit kyç për oqeanet e botës.

28 Dhjetor, 2025

Mali Etna i mbuluar me borë shpërthen ndërsa skitarët lëvizin nëpër skelat.

28 Dhjetor, 2025
Xhodi largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP” pas nominimit me katër banorë: Fituese është një vajzë.

Xhodi largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP” pas nominimit me katër banorë: Fituese është një vajzë.

28 Dhjetor, 2025

Zelenski thotë se Rusia “nuk dëshiron paqe”, para takimit me Trump në Florida.

28 Dhjetor, 2025
Kurti: Shpresoj që legjislatura e dhjetë ta formojë Kuvendin sa më shpejt.

Kurti: Shpresoj që legjislatura e dhjetë ta formojë Kuvendin sa më shpejt.

28 Dhjetor, 2025

Mali Etna shpërthen ndërsa skitorët shijojnë spektaklin në kushte borë Krateri verior i Malit Etna ndriçoi qiellin e Siçilis me aktivitet Strombolian, i dukshëm nga pishtet e skiut. Një tërmet me magnitudë 2.4 pasohet, duke theksuar vitalitetin e Etna-s.

28 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.