• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu: Mu bë padrejtësi!  Unë dhe shteti shqiptar do i japim llogari njëri-tjetrit

10 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Elvis Shakmbi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në një letër nga burgu ka shprehur keqardhje për dhimbjen që ka shkaktuar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Po ashtu ai shpreh ngushëllime familjes Kalaja, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.

Ai shprehet se ajo çfarë ndodhi në ditën e ngjarjes ishte një reagim i palogjikshëm kundër një vendimi po aq të palogjikshëm.

Lexo edhe:

Vllaznia në krizë, kuqeblutë humbasin përballë Elbasanit, “tigrat” rikthehen në krye.

Dinamo vazhdon rrugën e suksesit, “Nëndetësja” mposht Flamurtarin me tre gola dhe shfaqet si konkurrente serioze për titullin.

Letër drejtuar qytetarëve të vendit

Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë:

Një muaj më parë, në datë 6.10.2025 mbarë vendi u trondit nga një incident i rëndë që ndodhi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Si pasojë e këtij incidenti, një person me funksion gjyqtar në këtë gjykatë, fatkeqësisht humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa dy të tjerë fatmirësisht shpëtuan me dëmtime të lehta.

Gjatë kësaj periudhe, unë nuk kam bërë ndonjë deklaratë publike dhe u kam kërkuar edhe familjarëve të mi të mos e bëjnë një të tillë, si dhe i kam sugjeruar mbrojtësit tim ligjor të tregohet sa më i rezervuar lidhur me këtë ngjarje në daljet e tij në televizion në respekt të dhimbjes së familjes së të ndjerit.

Sot personalisht po I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes kalaja, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Ndjej keqardhje shumë të madhe për dhimbjen që u kam shkaaktuar sidomos në raport me 3 fëmijët e tij, për të cilët, besoj ai ka qenë njeriu më i mirë dhe më i dashur në botë.

Ndjej një keqardhje shumë të madhe për familjen time, të afërmit, miqtë, kolegët dhe ish kolegët, të cilët me veprimet e kryera atë ditë fatkeqe i kam tronditur, mërzitur padyshim, zhgënjyer.

Ajo që ndodhi atë ditë ishte një reagim i palogjikshëm kundër një vendimi po aq të palogjikshëm. Do e them dhe do e përsëris sa do të kem frymë, që ai vendim ishte më shumë se sa skandaloz. Me vendimin paraardhës, i cili u la në fuqi në datë 6.10.2025 është synuar grabitja e titullit ekzekutiv, pra pavlefshmëria e tij, një gjë e cila nuk mund të lëshohet në asnjë sisutatë nga personi i tretë, siç ishte rasti i kundërshtarëve tanë në gjyq. Nëse vendimi i gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm shkodër ishte një produkt edhe i paditurisë, vendimi i datës 6.10.2025 për ta lënë në fuqi nuk ishte nga padituria, por i ndikuar nga faktorë të tjerë.

Prej 13 vitesh, xhaxhai im, Gjon Shkambi ishte kthyer në një eksperiment njerëzor nga sisstemi gjyqësor në Shqipëri, në një kohë kur unë mundohesha t’i jepja fund këtij eksperimenti, gjykata e apelit e juridiksionit të përgjithshëm tiranë vendosi vazhdimin e atij eksperimenti.

Ai vendim gjykate bie haptazi ndesh me kodin civil të republikës së shqipërisë, kodin e procedurës civile, vendimet unifikuese të kolegjeve të bashkuara të gjykatës së lartë dhe të kolegjit civile, vendimet e gjykatës europiane për të drejtat e njeriut dhe kushtetutën e republikës së shqipërisë.

Çdo jurist që ka një nivel optimal të integritetit moral e profesional mund t’jua konfirmojë një gjë të tillë. Ky nivel padrejtësie, a e justifikon veprimin tim? Jo nuk e justifikon! Të kundërshtosh një padrejtësi ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, përveçse moralisht e drejtë është diçka shumë burrërore dhe fisnike, por jo cdo mënyrë reagimi ndaj padrejtësisë është e duhura, apo justifikohet. E kështu, atë ditë duke qenë I vetëdijshëm që kam kryer një krim, kam pritur në oborrin e gjykatës derisa kanë mbërritur organet ligjzbatuese, të cilave u jam dorëzuar për t’i dhënë shtetit llogari për shkeljet e kryera.

Më lejoni të ndaj me ju një varg të një poezie të cilën e kam shkruar këtu në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale Jordan misja…”Dhe kur në olimpin e padrejtësive mbjell frikë, ata bëjnë një tjetër komplot djallëzor me gënjeshtra, shpifje dhe çdo intrigë. Që përpara botës të dalësh ti fajtor.

Jam mëse I sigurt që mijëra qytetarë të këtij vendi kanë qenë subjekte të padrejtësisë ekstreme në gjykata, sidomos në procese civile, prandaj po ju inkurajoj që të mos hiqni kurrë dorë nga të drejtat tuaja dhe të mbroni interesat tuaja të ligjshme, por bëjeni këtë gjë në formën e duhur, duke mos kaluar vijën e kuqe, sepse nga viktimë do të ktheheni në agresorë e pastaj përpara botës do të dilni ju fajtorë.

Në Shqipëri ka plot magjistratë të aftë dhe të ndershëm, por ka edhe shumë të ligj, e këta të fundit nuk kanë fe, as atdhe, as pikë morali njerëzor. Këto specie mizore përdorin çekiçin e drejtësisë për të thyer kokën e të drejtit dhe e kanë kthyer peshoren e drejtësisë në një gjë thuajse abstrakte, e cila vetëm shihet, as nuk preket, as nuk ndihet.

Në mbyllje dua t’u them atyre që prej datës 6.10.2025 më kanë sulmuar dhe etiketuar me lloj-lloj epitetesh, pa më njohur kurrë më parë, uroj që realisht ta bindin veten e tyre që unë jam e keqja më e madhe e këtij vendi dhe duke e ditur që kjo e keqe e madhe është pas hekurave, shpirti i tyre të gjejë qetësinë e munguar.

Punonjësve të gjykatës së apelit të juridiksionit të përgjithshëmm tiranë u them që më vjen keq, sidomos pë rata që kam njohur nga afër, sepse kam parë trishtim në sytë e tyre, por shpresoj të më mbajnë mend për atë që isha para datës 6.10.2025.

Gjithashtu, po u drejtohem sërish fëmijëve të të ndjerit, paralelisht me urrejtjen që kultivoni ndaj meje, kërkoni për të vërtetën! Ata që shtynë babain tuaj të marrë një vendim totalisht të paderrejtë, janë po aq fajtorë sa unë që ai nuk është sot me ju.

Unë kam shumë për të treguar dhe do të tregoj kur të vijë momenti. Unë dhe shteti shqiptar e njohim mirë njëri-tjetrin dhe jam besimplotë që do i japim llogari njëri-tjetrit për dëmet dhe padrejtësitë që i kemi bërë njëri-tjetrit.

Zoti i bekoftë dhe I nderoftë gjithë qytetarët e ndershëm të Shqipërisë.

Tags: astrit kalajaelvis shkambi

Nga Kategoria

Vllaznia në krizë, kuqeblutë humbasin përballë Elbasanit, “tigrat” rikthehen në krye.
Kryesore

Vllaznia në krizë, kuqeblutë humbasin përballë Elbasanit, “tigrat” rikthehen në krye.

8 Dhjetor, 2025
Dinamo vazhdon rrugën e suksesit, "Nëndetësja" mposht Flamurtarin me tre gola dhe shfaqet si konkurrente serioze për titullin.
Kryesore

Dinamo vazhdon rrugën e suksesit, “Nëndetësja” mposht Flamurtarin me tre gola dhe shfaqet si konkurrente serioze për titullin.

8 Dhjetor, 2025
Video/ "Kam frikë": Njerka e ndalon vajzën 22-vjeçare me aftësi të kufizuara në kafazin e qenit, fqinji shpëton situatën si ‘hero’
Aktualitet

Video/ “Kam frikë”: Njerka e ndalon vajzën 22-vjeçare me aftësi të kufizuara në kafazin e qenit, fqinji shpëton situatën si ‘hero’

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Vllaznia në krizë, kuqeblutë humbasin përballë Elbasanit, “tigrat” rikthehen në krye.

Vllaznia në krizë, kuqeblutë humbasin përballë Elbasanit, “tigrat” rikthehen në krye.

8 Dhjetor, 2025

Trump: Zelensky nuk është gati për paqe, jam i zhgënjyer

8 Dhjetor, 2025
Dinamo vazhdon rrugën e suksesit, "Nëndetësja" mposht Flamurtarin me tre gola dhe shfaqet si konkurrente serioze për titullin.

Dinamo vazhdon rrugën e suksesit, “Nëndetësja” mposht Flamurtarin me tre gola dhe shfaqet si konkurrente serioze për titullin.

8 Dhjetor, 2025
Kurti takon komandantin e KFOR-it për të biseduar mbi çështjet e sigurisë.

Kurti takon komandantin e KFOR-it për të biseduar mbi çështjet e sigurisë.

8 Dhjetor, 2025

Mbrojtësja e centralit bërthamor të Çernobilit nuk e ndalon më rrezatimin, thotë IAEA.

8 Dhjetor, 2025
Video/ "Kam frikë": Njerka e ndalon vajzën 22-vjeçare me aftësi të kufizuara në kafazin e qenit, fqinji shpëton situatën si ‘hero’

Video/ “Kam frikë”: Njerka e ndalon vajzën 22-vjeçare me aftësi të kufizuara në kafazin e qenit, fqinji shpëton situatën si ‘hero’

8 Dhjetor, 2025
Foto/ Nga fusha e tenisit, 29-vjeçarja i jep fund karrierës dhe i bashkohet OnlyFans për të rritur

Foto/ Nga fusha e tenisit, 29-vjeçarja i jep fund karrierës dhe i bashkohet OnlyFans për të rritur

8 Dhjetor, 2025

Rekord i fuqishëm valësh merr jetët e katër personave në një pishinë deti të njohur në Tenerife, Spanjë.

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.