• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

TË GJITHA DETAJET/ Mbi 30 milionë euro PLUS për turqit, por tunelin e hapi “Gjoka”: TENDERI që po i “ha kokën” Belinda Ballukut dhe një foto me Ramën dhe Ahmetajn në Ankara

31 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK njoftoi sot se zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera publike, në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një prej projekteve më të mëdha gjatë viteve të fundit, por edhe që ka shkaktuar mjaft debate e akuza në drejtim të saj.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Skyweb.al mëson se ka të dhëna se hetimet paraprake të SPAK kanë zbuluar një zinxhir vendimesh të diskutueshme, që nisën me një garë të fituar nga një kompani shqiptare, kaluan tek kompani turke me lidhje të forta pranë partisë së Presidentit Erdogan dhe përfunduan sërish me të njëjtën kompani shqiptare si nënkontraktore e turqve tashmë.

Ministria e Infrastrukturës shpalli tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë në dhjetor 2020. Kompania shqiptare “Gjoka Konstruksion” paraqiti ofertën më të ulët, rreth 140 milionë euro, por tenderi u anulua pa ndonjë shpjegim.

Lexo edhe:

Corinthians, Depay në bisedime me drejtuesit e klubit: Po kërkojnë largimin tim…

Corinthians, Depay në bisedime me drejtuesit e klubit: Ata dëshirojnë që unë të largohem…

Siç mëson Skyweb.al, pak muaj më vonë, në qershor 2021, pas një vizite zyrtare në Ankara të Belinda Ballukut, ku ishin të pranishëm Arben Ahmetaj dhe kryeministri Edi Rama, tenderi u rihap.

Fitues doli bashkimi i kompanive turke “Intekar Yapi” dhe “ASL Insaat”, me ofertë 30 milionë euro më të lartë se Gjoka, ose rreth 170 milionë euro.

Në mënyrë të pazakontë, “Gjoka Konstruksion” nuk mori pjesë në garën e dytë dhe nuk e ankimoi vendimin e parë, ndonëse kishte ofertën më të ulët.

Duket se palët ishin marrë vesh. Rolet ishin ndarë dhe secili po bënte detyrën e paracaktuar.

Problemi është se pse një punë që Gjoka garantoi se do ta bëntë për 140 milionë euro, e bëri sërish Gjoka, por për 170 milionë euro.

Duket se lëvizje e çuditshme, ku turqit vetëm bënë letrat dhe çuan faturat dhe punën e bëri Gjoka është bërë një nga pikat kryesore të hetimit të SPAK.

Por, ka edhe më!

Pas shpalljes fituese, më 8 nëntor 2021, dy kompanitë turke themeluan shoqërinë e përbashkët “Intekar–ASL”, e cila u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit nga Rovena Dorëzi, juriste e punësuar në “Gjoka Konstruksion”.

Dokumentet tregojnë se “Intekar–ASL” nuk kishte asnjë licencë ndërtimi aktive në Shqipëri, megjithatë Ministria e Infrastrukturës ka kryer 36 pagesa me vlerë totale 170 milionë euro për këtë konsorcium.

Në terren, punimet janë kryer nga “Gjoka Konstruksion”, që shfaqej me logot dhe punonjësit e saj gjatë çdo inspektimi të Belinda Ballukut.

Pra, kompania që u përjashtua nga gara përfundoi duke bërë të gjitha punimet si nënkontraktore e kompanive fituese, duke ngritur dyshime për favorizim dhe manipulim të procesit të tenderimit.

Rritet kostoja e tunelit 

Në dhjetor 2022, qeveria shtoi edhe 50 milionë euro në buxhetin e projektit përmes dy akteve normative, të firmosura nga vetë Balluku.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se shtesa e fondeve është bërë pa analizë financiare dhe jashtë afateve ligjore, duke e përkeqësuar më tej situatën ligjore të ministres.

Hetimi i SPAK 

Sipas njoftimit të SPAK, hetimet po zhvillohen në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, të bashkuar me procedimet nr.167 dhe 181 të vitit 2024, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Balluku u njoftua për akuzën më 21 tetor 2025 dhe u thirr për t’u paraqitur në SPAK më 31 tetor, në orën 15:00. Hetimi fokusohet në mënyrën se si u anulua gara e parë, si u favorizuan kompanitë turke në garën e dytë dhe pse punimet përfunduan tek kompania që fillimisht ishte skualifikuar.

Një foto e publikuar vite më parë, ku Belinda Balluku shihet përkrah Arben Ahmetajt gjatë një takimi në Ankara, është rikthyer në qendër të vëmendjes.

Pikërisht pas asaj vizite, tenderi kaloi nga duart e kompanisë shqiptare te konsorciumi turk.

Ahmetaj e denoncoi këtë disa muaj më parë në media dhe duket se paska patur dijeni të plotë për manovrat, pasi ishte i pranishëm në takim.

Hetimet e SPAK pritet të thellohen mbi lidhjet mes zyrtarëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të kompanive turke, ndërsa dosja e tunelit të Llogarasë rrezikon të kthehet në një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit publik të viteve të fundit. /skyweb.al

Nga Kategoria

Corinthians, Depay në bisedime me drejtuesit e klubit: Ata dëshirojnë që unë të largohem...
Aktualitet

Corinthians, Depay në bisedime me drejtuesit e klubit: Po kërkojnë largimin tim…

22 Dhjetor, 2025
Corinthians, Depay në bisedime me drejtuesit e klubit: Ata dëshirojnë që unë të largohem...
Aktualitet

Corinthians, Depay në bisedime me drejtuesit e klubit: Ata dëshirojnë që unë të largohem…

22 Dhjetor, 2025
Lajme

Lezhë/ Lëvizte i a*matosur me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari

22 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Corinthians, Depay në bisedime me drejtuesit e klubit: Ata dëshirojnë që unë të largohem...

Corinthians, Depay në bisedime me drejtuesit e klubit: Po kërkojnë largimin tim…

22 Dhjetor, 2025
Corinthians, Depay në bisedime me drejtuesit e klubit: Ata dëshirojnë që unë të largohem...

Corinthians, Depay në bisedime me drejtuesit e klubit: Ata dëshirojnë që unë të largohem…

22 Dhjetor, 2025

Lezhë/ Lëvizte i a*matosur me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari

22 Dhjetor, 2025

Francë do të ndërtojë një transportues të ri bërthamor për të zëvendësuar anijen kryesore Charles de Gaulle.

22 Dhjetor, 2025

Arsenali rrit interesin për portierin e Borussia Dortmund pas dërgimit të skautëve për ta ndjekur huazimin në veprim në Bundesliga.

22 Dhjetor, 2025
Shqiponjat kapin dy të rinj në Tiranë që dërgonin drogë nga dritarja

Shqiponjat kapin dy të rinj në Tiranë që dërgonin drogë nga dritarja

22 Dhjetor, 2025
Droga e hedhur nga dritarja, ‘Shqiponjat’ kapin dy të rinj në Tiranë.

Droga e hedhur nga dritarja, ‘Shqiponjat’ kapin dy të rinj në Tiranë.

22 Dhjetor, 2025
Ngjarje e rëndë, një fëmijë 8-vjeçar sulmohet nga një qen endacak në Durrës

Ngjarje e rëndë, një fëmijë 8-vjeçar sulmohet nga një qen endacak në Durrës

22 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.