Dikur një vend i panjohur për fqinjët, Shqipëria po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës, sipas një artikulli të Gazetës greke Kathimerini që mbështetet në dëshmitë e turistëve grekë. Vetëm vitin e ardhshëm pritet që mbi 700 mijë turistë nga Greqia të kalojnë kufirin drejt Shqipërisë, një shifër që në të kaluarën dukej e paimagjinueshme.
Shqipëria tashmë nuk perceptohet si një vend misterioz dhe i mbyllur, por si një destinacion që ofron pushime cilësore dhe me çmime më të ulëta se ato në Greqi. Turistët grekë janë të mahnitur nga bregdeti i bukur, hotelet moderne dhe mikpritja që ndihen të sigurt. Një tjetër aspekt pozitiv për ta është se Shqipëria është shumë miqësore për kafshët shtëpiake.
Në përshkrimet e tyre, ata evidentojnë ndotjen e shpejtë të Tiranës dhe qyteteve të tjera, duke e parë këtë si një shenjë të modernizimit të shpejtë të vendit. Riviera Shqiptare është krahasuar me Halkidikinë, ndërsa plazhet e Durrësit po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë italianë.
Megjithatë, vizitorët përballen dhe me disa probleme, si çmimi i shezlongëve dhe çadrave, që arrin deri në 20 euro për set, si dhe bregdeti që ndalon pushuesit me peshqirë. Një kontrast i dukshëm është edhe mes lagjeve të varfra që ngjallin kujtime të Greqisë së viteve ’70 dhe Tiranës moderne, e cila po shndërrohet me ndërtimin e ndërtesave të reja dhe qiellgërvishtësve.
Sipas dëshmive të turistëve, Shqipëria është bërë një alternativë më e lirë dhe cilësore për grekët, si dhe një konkurrente reale për turizmin në Greqi, Itali dhe vendet e tjera të Ballkanit. Për shumë prej këtyre vizitorëve, ky udhëtim ndihmon në shembjen e stereotipeve të vjetra dhe përmirëson marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe grekëve, duke ofruar një mundësi për të pajtuar përceptimet e errëta që kanë ekzistuar për vite me radhë.