Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Sarandë ku 63-vjeçarja amerikane Sharly Lynn Chaddick u gjet e pajetë në banesë.
Sipas informacioneve, paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes është mbidoza.
Gjithashtu bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.