• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 26 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

59 deputetë ‘Laburostë’ letër qeverisë britanike: Ta njohim Palestinën si shtet

13 Korrik, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

59 deputetë të Partisë Laburiste i kanë kërkuar Sekretarit të Jashtëm britanik, David Lammy, që Mbretëria e Bashkuar ta njohë menjëherë Palestinën si shtet të pavarur.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një letër drejtuar Lammy-t këtë javë, deputetë nga qendra dhe krahu i majtë i partisë, përfshirë kryetarë të disa komisioneve parlamentare, paralajmërojnë se mosnjohja e shtetit palestinez “minon zgjidhjen me dy shtete” dhe krijon idenë se status quo-ja mund të vazhdojë, duke çuar në fshirjen dhe aneksimin e territoreve palestineze.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë britanike të marrë pesë hapa konkrete për të ndaluar planin ushtarak të Izraelit në Rafah, dhe paralajmërojnë se Gaza po i nënshtrohet “spastrimit etnik”, një akuzë që Izraeli e ka mohuar fuqishëm.

Lexo edhe:

Trump shtyn ultimatumin ndaj Iranit deri më 6 prill

Starton Poloni-Shqipëri, Kombëtarja synon rezultat historik në Varshavë

Letra është iniciuar nga grupi “Miqtë e Palestinës në Partinë Laburiste” dhe Grupi i Lindjes së Mesme, dhe përshkruan planin izraelit për zhvendosjen e civilëve në jug të Gazës si përgatitje për deportim, duke e quajtur këtë një formë të qartë të spastrimit etnik.

Nga ana tjetër, autoritetet izraelite argumentojnë se po përpiqen të ndajnë civilët nga Hamasi, i cili ende kontrollon zona të Gazës dhe mban pengje të rrëmbyera gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, ngjarje që çoi në shpërthimin e luftës.

Po të enjten kur u publikua letra, presidenti francez Emmanuel Macron në një konferencë të përbashkët me liderin laburist Keir Starmer theksoi nevojën për të njohur shtetin palestinez, duke deklaruar: “Të punojmë së bashku për të njohur Palestinën është rruga e vetme drejt paqes.”

Ndërsa Franca ende nuk ka ndërmarrë hapin e njohjes formale, vende si Norvegjia, Irlanda dhe Spanja e kanë bërë këtë në mënyrë të koordinuar vitin e kaluar.

Nga Kategoria

Bota

Trump shtyn ultimatumin ndaj Iranit deri më 6 prill

26 Mars, 2026
Bota

Starton Poloni-Shqipëri, Kombëtarja synon rezultat historik në Varshavë

26 Mars, 2026
Bota

Rubio: Është arritur përparim në negociatat me Iranin

26 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Trump shtyn ultimatumin ndaj Iranit deri më 6 prill

26 Mars, 2026

Festë në Poloni, Arbër Hoxha kalon Shqipërinë në avantazh, mbyllet pjesa e parë

26 Mars, 2026

Turqia, një hap drejt botërorit, mposht Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff

26 Mars, 2026

Starton Poloni-Shqipëri, Kombëtarja synon rezultat historik në Varshavë

26 Mars, 2026

Rubio: Është arritur përparim në negociatat me Iranin

26 Mars, 2026

Zjarr në Durrës, përfshihet nga flakët banesa

26 Mars, 2026

“Kam komplikacione nga shtatzania!” Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masës së sigurisë

26 Mars, 2026

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

26 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.