Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi P. U., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, por fatkeqësisht, 51-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.









