• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 1 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekstra

5 zhurmat që nuk duhet t’i injoroni kurrë në shtëpinë tuaj

1 Prill, 2025
tek Ekstra
Share on FacebookShare on Twitter

Një shtëpi mund të bëjë lloj-lloj zhurmash – nga radiatorët që trokasin, dyshemetë që kërcasin, tualetet që gurgullojnë e deri te tubat që pikojnë. Disa prej tyre janë thjesht të bezdisshme, por të tjera mund të sinjalizojnë probleme serioze që nuk duhen injoruar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

1. Zhurma e ujit që rrjedh

Nëse dëgjoni një zhurmë që duket sikur uji po rrjedh vazhdimisht, mund të jetë shenjë e një rrjedhjeje në tubat tuaj. Një rrjedhje e vogël mund të bëhet një problem i madh dhe një dëm i kushtueshëm nëse nuk trajtohet në kohë. Kontrolloni zonat ku uji mund të grumbullohet, si lavamani ose banja. Gjithashtu, hidhini një sy çatisë për ndonjë tjegull të munguar ose të dëmtuar, pasi edhe nga atje mund të depërtojë uji.

Lexo edhe:

Nga dashuria te vendimet, “Hëna rozë” do të trondisë jetën tuaj në këto 2 data

Ja shuma e majme që do të fitojë Kosova në rast se kualifikohet në Botëror

Në disa raste, një zhurmë e lehtë pikimi mund të vijë edhe nga tubat e ftohtë kur kalon ujë i ngrohtë, gjë që është normale. Por nëse dyshoni për një rrjedhje aktive, kontrolloni matësin e ujit. Nëse treguesi vazhdon të lëvizë edhe kur nuk po përdorni ujë, atëherë ka një rrjedhje që duhet të rregullohet.

2. Zhurmë gumëzhitëse nga dritat

Nëse ndjeni një zhurmë gumëzhitëse ose fishkëlluese kur ndizni dritat, është koha për të telefonuar një elektricist. Ndërsa disa llamba LED mund të bëjnë një tingull të lehtë për shkak të instalimit të papërshtatshëm ose problemeve me furnizimin me energji, në përgjithësi dritat nuk duhet të bëjnë asnjë lloj zhurme.

Ndonjëherë problemi mund të jetë një llambë me fuqi të gabuar, por në raste më serioze, mund të jetë një çështje elektrike që kërkon ndërhyrje profesionale. Dhe me energjinë elektrike nuk luhet! Nëse dyshoni për një problem, më mirë kërkoni ndihmën e një specialisti.

  1. Zhurmë fishkëllime pranë pajisjeve me gaz

Nëse dëgjoni një tingull fishkëllime ose një lloj psherëtime pranë sobës ose pajisjeve të tjera me gaz, mos u mundoni të zbuloni vetë burimin e problemit – largohuni menjëherë nga shtëpia! Një rrjedhje gazi është tepër e rrezikshme dhe mund të çojë në një shpërthim ose zjarr.

Ndërsa largoheni, mos prekni asnjë çelës elektrik ose pajisje që mund të shkaktojë një shkëndijë. Pasi të jeni jashtë, telefononi menjëherë shërbimin e emergjencës ose kompaninë e gazit për të raportuar problemin.

  1. Zhurma e një çezme që pikon

Një çezmë që pikon nuk duket si një problem urgjent, por nëse e lini pas dore, do t’ju kushtojë shumë më tepër në faturën e ujit. Për më tepër, pika-pika mund të shndërrohet në një rrjedhje më të madhe me kalimin e kohës. Nëse nuk e ndërroni në kohë, rrjedhja mund të dëmtojë të gjithë sistemin, duke ju detyruar të ndërroni të gjithë rubinetin. Prandaj, mos e lini për më vonë!

  1. Tualeti që gurgullon

Nëse pas çdo shpëlarjeje tualeti juaj bën një zhurmë gurgulluese, mund të keni një bllokim ose një problem me ventilimin e tubave. Një bllokim i lehtë mund të përkeqësohet me kalimin e kohës dhe, nëse nuk e trajtoni në kohë, mund të përfundoni me një tualet që mbushet dhe nuk zbrazet.

Në rastin e mungesës së ajrosjes në sistemin e tubave, problemi mund të jetë më i komplikuar dhe ndonjëherë kërkon hapjen e një muri për të instaluar një ventilator të ri – diçka që mund të kushtojë disa mijëra euro.

Disa zhurma në shtëpi janë të padëmshme, por të tjera mund të jenë paralajmërim për probleme serioze. Nëse dëgjoni ndonjë nga këto tinguj, mos i injoroni – veproni sa më shpejt për të shmangur dëmet dhe shpenzimet e panevojshme.

Nga Kategoria

Ekstra

Nga dashuria te vendimet, “Hëna rozë” do të trondisë jetën tuaj në këto 2 data

31 Mars, 2026
Ekstra

Ja shuma e majme që do të fitojë Kosova në rast se kualifikohet në Botëror

31 Mars, 2026
Showbiz

Zbulohet ‘sekreti’ i Brikenës së BBV! Videoja e lifting-ut në Doctor Plastic bën namin në rrjet

31 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Suedia dhe Çekia sigurojnë kualifikimin për në Botërorin 2026

31 Mars, 2026

Italisë i shuhet sërish ëndrra, Bosnja e eliminon me penallti dhe e lë jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi

31 Mars, 2026

Shqipëria humbet 1-0 ndaj Ukrainës në miqësoren e luajtur në Valencia

31 Mars, 2026

Kosova luftoi fort, por ëndrra e Botërorit 2026 mori fund

31 Mars, 2026

Të enjten seancë plenare, interpelancë me Lamallarin dhe Ramën

31 Mars, 2026

“Martinaj u pa për herë të fundit në Durrës” Softa: S’është çudi të jetë gjallë

31 Mars, 2026

Italia blen një pikturë të periudhës së Rilindjes për 12.6 milionë euro

31 Mars, 2026

Ministri i Jashtëm iranian: SHBA dhe Irani po shkëmbejnë mesazhe, por…

31 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.