Partia Demokratike organizoi këtë të hënë një protestë para Kryeministrisë ndërsa në përfundim të tubimit, disa protestues hodhën lëndë plasëse molotov në drejtim të godinës së kryeministrisë
Si pasojë e hedhjes së molotovëve, mbetën të lënduar dy efektivë të Policisë së Shtetit, një fotograf dhe një protestues ndërsa policia ka shoqëruar rreth 10 persona lidhur me këto incidente.
Pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë kanë mbërritur deputetët e Partisë Demokratike Klevis Balliu, Bledion Nallbati, Klodjana Çapja, Ledina Alolli dhe Kastriot Piroli, si dhe dy avokatë, Marash Logu dhe Eda Grimci, të cilët po kërkojnë lirimin e protestuesve të shoqëruar.











