Levan – Policia e Fierit ka vënë në pranga 3 anëtarë të një familjeje në Levan dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pas një konflikti të dhunshëm mes tyre dhe të afërmve të 42-vjeçares L.M.
Në flagrancë u arrestuan shtetasi H. M., 42 vjeç, bashkëshortja e tij L. M., 42 vjeçe, si dhe djali i tyre A. M., 20 vjeç. Ndërkohë, në kërkim është shpallur djali tjetër i familjes, A. M., 18 vjeç.
Sipas Policisë, këta persona dyshohet se kanë dhunuar vëllain e shtetases L. M., shtetasin K. O., 39 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, K. O., 35 vjeçe. Gjatë konfliktit, ata kanë dëmtuar edhe xhamat e automjetit në pronësi të 39-vjeçarit.
Uniformat blu njoftuan se po vijon puna për kapjen e 18-vjeçarit të shpallur në kërkim, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.










