Dy persona janë bërë pentito sa i përket dosjes së kokainës e cila u gjet në Frakull.
Dy personat që kanë vendosur të bashkëpunojnë me drejtësinë janë persona të dënuar më herët, ndërsa një prej tyre është me shtetësi shqiptare dhe një i huaj.
Ata pritet të japin dëshmi të detajuara mbi aktivitetin e dyshuar kriminal dhe rrjetin e personave të përfshirë.
Hetuesit po verifikojnë deklarimet e tyre, ndërsa pritet që “zbërthimi” i plotë i grupit të çojë në identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.
Prokuroria Kundër Kurrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi më 8 dhjetor 2023 mbyllen e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështje në ngarkim të ish-kryetarit socialist të ish-komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku dhe 10 personave të tjerë, të akuzuar për trafikimin nga Kolumbia të 485.5 kg kokainë të përzier me pleh kimik
Droga u zbulua më 24 nëntor 2022 në banesën e Viktor Çervanakut e cila ishte kthyer në një laborator kokaine.
SPAK zbulon se nëse kokaina hidhej në treg, do të sillte një përfitim prej 40 milionë euro,. Droga hyri në Shqipëri e përzier me “plehun organik” artificial.
Kokaina ishte transportuar nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut, në Greqi, në drejtim të Portit në Bar, në Malin e Zi. Pastaj në rrugë tokësore ngarkesa është futur në Shqipëri në datën 19 shtator 2022.











