Informaliteti, besimi i ulët në banka dhe shmangia e komisioneve, si dhe tradita e mbajtjes së parasë në dorë, po nxisin qytetarët shqiptarë të preferojnë cash-in. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sasia e cash-it në ekonomi ka shënuar një rritje të dukshme, duke arritur në 4.83 miliardë euro në fund të vitit 2025, nga 4.23 miliardë euro në dhjetor 2024. Kjo është vlera më e lartë e arritur ndonjëherë në vitet e fundit.
Rritja e tërheqjes së parave nga bankat, e cila përbën një rritje prej 600 milionë eurosh, tregojnë tendencat e qëndrueshme të përdorimit të cash-it, që sjell me vete pasoja negative për ekonominë. Kjo rritje e parasë në dorë nxit informalitetin dhe e bën luftën kundër pastrimit të parave më të vështirë, pasi qarkullimi i parasë mbetet i pakontrolluar. Në total, ekonomia shqiptare ka 1.9 trilionë lekë në qarkullim, nga të cilat 25.4% përbëhet nga para cash. Shqipëria ka nivelin më të lartë të parasë jashtë bankave në krahasim me vendet e tjera të Rajnit dhe Evropës. Në Eurozonë, për shembull, ky tregues është rreth 9%, pothuajse tre herë më pak se në Shqipëri.
Edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ky tregues është nën 10%. Kjo tendencë rritëse e parasë cash pasqyron nivelin e lartë të informalitetit në ekonominë shqiptare. Në përpjekje për të reduktuar pagesat në dorë, Ministria e Financave ka vendosur tavane të reja: 100 mijë lekë për bizneset dhe 500 mijë lekë për individët. Këto masa synojnë të nxisin përdorimin e skemave bankare dhe të ulë informalitetin ekonomik.
Tendencat aktuale tregojnë se për të thyer këtë cikël të informalitetit dhe për të rritur besimin në sistemin bankar, do të kërkohet një përpjekje e koordinuar nga institucionet financiare, qeveria dhe vetë qytetarët.











