• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

35 vite nga rënia e murit të Berlinit/ Berisha: Frymëzoi kombet e tjera të ngriheshin kundër diktaturave komuniste

8 Nëntor, 2024
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ solli në rikujtesë 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, ku u përqendrua në rëndësinë historike dhe simbolike të kësaj ngjarjeje, jo vetëm për Gjermaninë por për të gjithë botën.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Berisha e  përshkroi momentin e rrëzimit të murit si një akt heroizmi nga qytetarët gjermanë të Gjermanisë Lindore, të cilët nuk pranuan më shtypjen dhe diktaturën.

Në fjalimin e mbajtur nga kreu demokrat, Sali Berisha theksohet edhe roli i presidentit amerikan Xhorxh Bush, i cili pa në këtë ngjarje jo vetëm një hap për lirinë e Gjermanisë, por edhe një mundësi për bashkimin dhe forcimin e Europës dhe aleancës së NATO-s.

Lexo edhe:

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia.

Adriatik Lapaj nis protestë i vetëm kundër Edi Ramës, merr një karrige dhe ulet te kryeministria

Sipas Berishës, rënia e murit frymëzoi kombe të tjera që të ngriheshin kundër diktaturave komuniste, duke çuar në revolucionet e vitit 1989 dhe rrëzimin e regjimeve komuniste në vende si Polonia, Çekosllovakia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania.

Gjithashtu, Berisha kujtoi se rënia e Murit të Berlinit frymëzoi edhe shqiptarët, sidomos të rinjtë që më 2 korrik 1990 organizuan një përpjekje të guximshme kundër regjimit komunist, duke e konsideruar atë si një “Mur të Berlinit” të Tiranës.

Ai përmend rolin e rinisë studentore në revolucionin demokratik të vitit 1990, që solli fundin e diktaturës dhe rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, duke kulmuar me fitoren e opozitës në zgjedhjet e marsit 1992.

Kryetari i PD, Berisha e përshkruan këtë periudhë si një kthesë epokale për Shqipërinë, e cila ndau një epokë të errët nga një e ardhme demokratike.

Megjithatë, ai shprehu shqetësimin se sot, pas më shumë se tri dekadash, Shqipëria po përballet me një formë të re të diktaturës të karakterizuar nga krimi, droga dhe korrupsioni. Berisha e përshkroi këtë situatë si një mur të ri që ndalon përparimin dhe lirinë e popullit shqiptar.

Ai bëri thirrje për mosbindje civile dhe për një përballje të vendosur kundër asaj që ai e cilëson si një narkoshtet të drejtuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, të cilën ai e akuzon për kriminalitet dhe korrupsion.

Një element qendror në këtë fjalim është kritika e ashpër ndaj Xhorxh Sorosit, të cilin Berisha e cilëson si “armik të egër” të kombit shqiptar dhe një kërcënim për demokracinë dhe të drejtat kombëtare. Lideri demokrat e cilëson Xhorxh Sorosin një “kryekorruptor” dhe “kryecensor” global, duke sugjeruar se ndikimi i tij është shkatërrimtar për Shqipërinë.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Berisha e përshkroi Shqipërinë si një “të sëmurë në spital urgjence”, që kërkon ndihmë dhe ndërhyrje për t’u shpëtuar nga korrupsioni dhe abuzimi që po e përzë popullin nga vendi i tyre. Lideri demokrat iu bëri thirrje qytetarëve për veprime të vendosura për të rikthyer dinjitetin, shëndetin dhe të ardhmen e Shqipërisë, duke përfshirë edhe një protestë të fuqishme.

Berisha përgëzoi qytetarët për guximin dhe qëndresën e tyre përballë qeverisë dhe bashkisë, duke thënë se kanë arritur të “kallin tmerrin” tek Veliaj dhe të paralajmërojnë një përgjegjësi të rëndë për të. Me tone të forta, Kryetari i PD, Sali Berisha tha se Veliaj do të përfundojë në shtyllën e turpit kombëtar.

Tags: muri i berlinitSali berisha

Nga Kategoria

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia.
Lajme

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia.

8 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Adriatik Lapaj nis protestë i vetëm kundër Edi Ramës, merr një karrige dhe ulet te kryeministria

8 Dhjetor, 2025
Tragjedia në Meksikë: Boksieri i talentuar humb jetën nga thika ndërsa mbron motrën e tij.
Aktualitet

Tragjedia në Meksikë: Boksieri i talentuar humb jetën nga thika ndërsa mbron motrën e tij.

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia.

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia.

8 Dhjetor, 2025
Probleme në ekonominë gjermane: Numri i bizneseve dhe individëve që shpallin faliment është në nivele rekord, ja cila do të jetë kostoja për Gjermaninë.

Probleme në ekonominë gjermane: Numri i bizneseve dhe individëve që shpallin faliment është në nivele rekord, ja cila do të jetë kostoja për Gjermaninë.

8 Dhjetor, 2025

Adriatik Lapaj nis protestë i vetëm kundër Edi Ramës, merr një karrige dhe ulet te kryeministria

8 Dhjetor, 2025
Tragjedia në Meksikë: Boksieri i talentuar humb jetën nga thika ndërsa mbron motrën e tij.

Tragjedia në Meksikë: Boksieri i talentuar humb jetën nga thika ndërsa mbron motrën e tij.

8 Dhjetor, 2025
Bisedimet mes Orbanit dhe Erdoganit: Presidenti hungarez thekson rolin e Turqisë si garant për furnizimin e Hungarisë me gazin rus.

Bisedimet mes Orbanit dhe Erdoganit: Presidenti hungarez thekson rolin e Turqisë si garant për furnizimin e Hungarisë me gazin rus.

8 Dhjetor, 2025
“Kërcënimi i sanksioneve ndaj Rusisë? Një situatë e ndërlikuar”, thotë Von der Leyen: Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do të kushtojë për Rusinë.

“Kërcënimi i sanksioneve ndaj Rusisë? Një situatë e ndërlikuar”, thotë Von der Leyen: Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do të kushtojë për Rusinë.

8 Dhjetor, 2025
“Krimi në Perëndim ngre shqetësime, Shqipëria mbetet e errët”/ Grida Duma në 'Top Story': Shoqëria nuk bën vetëpastrim, ku janë institucionet?

“Krimi në Perëndim ngre shqetësime, Shqipëria mbetet e errët”/ Grida Duma në ‘Top Story’: Shoqëria nuk bën vetëpastrim, ku janë institucionet?

8 Dhjetor, 2025

Arkitektura mahnitëse: Dizajnet më provokative të Frank Gehry-t Ndërtimet e Frank Gehry-t shpesh përshkruhen si organike, magjepsëse dhe të jashtëzakonshme. Arkitektura e tij është e pazakontë, duke sfiduar format tradicionale dhe, për pasojë, krijon përçarje, por pak kush mund të pretendojë indiferencë. Këtu është një vështrim nga Euronews Culture mbi disa nga veprat e tij më provokative.

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In