Një 23-vjeçar shqiptar rrezikon të dënohet me 6 muaj burg në Belgjikë, i akuzuar për dhunimin e një shtetasi belg.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin Ghent, teksa shkak i sherrit mes tyre ishte padurimi i shqiptarit dhe përpjekja e tij për të kaluar i pari me makinë në rrugë. Pasi shtetasi belg nuk e lejoi, ai zbriti nga makina e tij, hapi derën e automjetit të shtetasit belg dhe e goditi atë me grushte në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime serioze.
Në lidhje me këtë ngjarje prokuroria ka kërkuar 6 muaj burg, ndërsa vetë i dhunuari kërkon 2000 euro dëmshpërblim.










