• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 24 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

2 shqiptarë rrahin dhe marrin peng pronarin e firmës së ndërtimit në Itali, biznesmeni: Ikëm nga frika, shtëpia nuk ishte më e sigurtë!

24 Mars, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Dy punëtorë ndërtimi me origjinë shqiptare kanë rrëmbyer dhe dhunuar pronarin e firmës së ndërtimit me të cilin bashkëpunonin në Trento të Italisë, pasi mendonin se nuk do të paguheshin për punimet e kryera.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ngjarja ka nisur pas një emaili që pronari i shtëpisë i dërgoi sipërmarrësit, duke kundërshtuar punën e bërë nga dy punëtorët. Kjo situatë rrezikonte pagesën për ta, ndërsa sipërmarrësi 60-vjeçar u përpoq të ndërmjetësonte dhe të gjente një zgjidhje me klientin, në mënyrë që të merrte pagesën dhe më pas t’i paguante punëtorët.

Por dy punëtorët, rreth të 30-ave dhe që punonin si të pavarur, reaguan me zemërim. Të bindur se nuk do të merrnin paratë, ata vendosën të vepronin vetë.

Lexo edhe:

GJKKO e la në qeli/ Meta mesazh për ditëlindje, falenderon Nënën: Më dha emrin ILIR

Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare, BBC zbulon disa nga viktimat e luftës në Iran!

Ata e kanë thirrur sipërmarrësin në parkingun “ex Zuffo” në mes të ditës. Sapo ai ka mbërritur, e kanë kapur kundër vullnetit të tij, e kanë tërhequr me forcë dhe e kanë futur brenda në furgonin e tyre të bardhë.

Brenda mjetit, situata është përshkallëzuar: e kanë kërcënuar vazhdimisht që të transferonte paratë në llogaritë e tyre bankare dhe e kanë goditur disa herë me grushte në kokë.

Biznesmeni është mbajtur peng për rreth një orë. Gjatë kësaj kohe, ata e kanë çuar edhe në kantierin ku ishin kryer punimet, duke tentuar të zgjidhnin konfliktin drejtpërdrejt me pronarin e shtëpisë, por pa arritur asnjë marrëveshje.

Më pas, e kanë rikthyer sërish në parking dhe, si formë presioni, i kanë marrë çelësat e furgonit që përdorte për punë, pa pëlqimin e tij.

Ngjarja nuk përfundoi me kaq. Edhe pas lirimit, sipërmarrësi ka marrë vazhdimisht telefonata dhe mesazhe kërcënuese, ku i kërkohej të paguante shumën për punimet, përndryshe do të përballej me pasoja.

I frikësuar për sigurinë e tij dhe të familjes, ai është detyruar të ndryshojë rutinën e përditshme dhe të largohet përkohësisht nga shtëpia, duke gjetur një tjetër vend për të qëndruar për disa ditë.

I tronditur nga ajo që ndodhi, sipërmarrësi tregoi: “Kam pasur shumë frikë për veten, por sidomos për familjen time. Nuk ndiheshim më të sigurt në shtëpi”.

Pas denoncimit, policia ka nisur hetimet dhe ka analizuar pamjet e kamerave të sigurisë në parking, të cilat kanë dokumentuar momentin kur ai është futur me forcë në furgon.

Dy punëtorët, të dy me precedentë penalë, janë identifikuar dhe arrestuar nga karabinierët për rrëmbim personi dhe dhunë, ndërsa janë dërguar në burg dhe pritet të dalin para gjykatës për masën e sigurisë.

Ndërkohë, sipas mbrojtjes, pritet që gjatë procesit gjyqësor të sqarohen plotësisht rrethanat, ndërsa po mblidhen prova dhe dëshmi për të rindërtuar në detaje gjithë ngjarjen.

Tags: pronarinshqiptar itali

Nga Kategoria

Kryesore

GJKKO e la në qeli/ Meta mesazh për ditëlindje, falenderon Nënën: Më dha emrin ILIR

24 Mars, 2026
Bota

Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare, BBC zbulon disa nga viktimat e luftës në Iran!

24 Mars, 2026
Bota

Lufta në Iran dhe përshkallëzimi i sulmeve! Mojtaba Khamenei pranon negociatat me SHBA?

24 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

2 shqiptarë rrahin dhe marrin peng pronarin e firmës së ndërtimit në Itali, biznesmeni: Ikëm nga frika, shtëpia nuk ishte më e sigurtë!

24 Mars, 2026

GJKKO e la në qeli/ Meta mesazh për ditëlindje, falenderon Nënën: Më dha emrin ILIR

24 Mars, 2026

FSHF ka publikuar disa informacione të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë

24 Mars, 2026

Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare, BBC zbulon disa nga viktimat e luftës në Iran!

24 Mars, 2026

Lufta në Iran dhe përshkallëzimi i sulmeve! Mojtaba Khamenei pranon negociatat me SHBA?

24 Mars, 2026

“Ti je duke qëndruar si një simbol frymëzimi, je lider i pathyeshëm”, Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi e uron në rrjetet sociale

24 Mars, 2026

Edi Rama mbledh në “Vilën 30″ ministrat kyç të sigurisë, takim “kokë më kokë” me Lamallarin, i bashkohet edhe Toni Gogu

24 Mars, 2026

Presidenti Begaj për 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë: Shqiptarët, mirënjohës SHBA-së dhe aleatëve

24 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.