Dyshimet për një shtatzëni të mundshme të Ajola Xoxës kanë rritur interesin javët e fundit.
“Real News” shkruan se bashkëshortja e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shtatzënë. Deri më tani nuk ka informacione të sakta mbi muajin e shtatzënisë.
Kujtojmë se Erion Veliaj ndodhet në burg që nga shkurt i këtij viti, por vazhdon të mbajë detyrën e kryebashkiakut. Veliaj dhe Xoxa janë prindër të një djali, për këtë arsye Xoxës ju hoq masa e arrestit shtëpiak për shkak të nevojës për të kujdesur për të birin.











