• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 17 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

10 minutat që tronditën botën/ Gazetarët e BBC rrëfejnë çfarë panë në dhomën e sherrit Trump–Zelensky

1 Mars, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Myroslava Petsa dhe Daniel Wittenberg – BBC

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Dita filloi me të njëjtën rutinë të përzemërt që Shtëpia e Bardhë rezervon për vizitat e personaliteteve të huaja. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit nga presidenti amerikan Donald Trump në derën e krahut perëndimor me një roje nderi dhe liderët shtrënguan duart me mirësjellje.

Ne ishim në Zyrën Ovale si pjesë e grupit mediatik ukrainas ku fillimisht pamë formalitetet e përgatitura mirë dhe për rreth gjysmë ore pati një bisedë me fjalë të sjellshme.

Lexo edhe:

Liga e Kampionëve: Vinicius shpallet hero i Realit pas fitores ndaj Benfica-s, Mourinho përfundon me një karton të kuq

Kosova kremton Pavarësinë, Vuçiç shprehet: 18 vjet më parë u hap ‘Kutia e Pandorës’, pasojat ishin shkatërruese

Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e kampionit të boksierit ukrainas Oleksandr Usyk.

Trump komplimentoi veshjen e Zelenskit.

Deri këtu, gjërat ishin kaq diplomatike.

Por minuta më vonë, ajo që shpërtheu ishte e paprecedentë për të mos thënë më shumë.

Toni normal u shndërrua në ashpërsi dhe kaos. Zërat u ngritën, sytë u rrotulluan, u hodhën akuza, dhe mbi të gjitha para kamerave televizive të të gjithë botës.

Presidenti dhe zëvendëspresidenti i SHBA-së e qortuan udhëheqësin që u kishte ardhur për vizitë, duke akuzuar Zelensky se nuk ishte mjaftueshëm mirënjohës për mbështetjen e SHBA-së që ka mbështetur përpjekjet në luftës e Ukrainës.

Tensionet u rritën kur zëvendëspresidenti JD Vance i tha Zelenskyt se lufta duhej të përfundonte përmes diplomacisë.

Çfarë lloj diplomacie, u përgjigj Zelensky.

Duke folur për presidentin ukrainas, Vance i tha mikut se nuk tregonte respekt për të, që të vinte në Zyrën Ovale dhe të parashtronte çështjen e tij para mediave amerikane dhe kërkoi që ai të falënderonte Trump për udhëheqjen e tij.

Gazetarët në dhomë ndoqën më pas me gojë hapur se si pasoi një shkëmbim fjalësh i jashtëzakonshëm.

“Ke folur mjaftueshëm. Nuk e fiton dot këtë debat” i tha Trump në një moment. “Duhet të jesh mirënjohës. Nuk i ke letrat.”

“Unë nuk jam duke luajtur letra,” u përgjigj Zelensky. “Unë jam shumë serioz, zoti President. Unë jam presidenti në një luftë.”

“Ju jeni duke luajtur kumar me Luftën e Tretë Botërore,” u përgjigj Trump. “Dhe kjo që po bëni është shumë mungesë respekti për vendin, këtë vend, që ju ka mbështetur shumë më tepër se sa shumë njerëz thanë se duhet të kishin.”

Vance iu përgjigj: “A keni thënë “faleminderit” një herë në këtë takim? Jo.”

Ambasadorja e Ukrainës në SHBA e shikonte me duart në kokë.

Atmosfera kishte ndryshuar tërësisht – dhe gjithçka kishte shpërthyer.

Kolegët tanë amerikanë thanë se nuk kishin parë kurrë diçka të tillë. “Një skenë si kjo ishte thjesht e paimagjinueshme në Shtëpinë e Bardhë” – më tha njëri.

Ndërsa gazetarët dolën nga Zyra Ovale, shumë prej tyre qëndruan në një gjendje shoku. Në dhomën e konferencës në Shtëpinë e Bardhë, ku debati rishikua pak më pas, pjesa tjetër e mediave që nuk kishin qenë në dhomë e shihnin me mosbesim.

U krijua konfuzion. Kishte pyetje të menjëhershme nëse konferenca e planifikuar për shtyp do të vazhdonte ose nëse marrëveshja e shumëpritur midis SHBA dhe Ukrainës mbi burimet minerale do të nënshkruhej.

Disa minuta më vonë, Trump shkroi në Truth Social se Zelensky mund të “kthehet kur të jetë gati për paqe”.

Konferenca e shtypit dhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes që do të mbaheshin në pjesën lindore të Shtëpisë së Bardhë u anuluan zyrtarisht.

Menjëherë pasi Zelensky doli jashtë dhe hipi në një SUV që e priste, ndërsa ambasadorja e tij e ndiqte pas tij.

Ata u larguan pasi bota sapo kishte filluar të treste një moment të jashtëzakonshëm.

Pavarësisht nga sherri, mund të ketë ende një marrëveshje për mineralet herët a vonë.

Por një gjë është e sigurt: kjo vizitë e Zelensky do të mbahet mend për arsye krejtësisht të ndryshme.

Bota e pa me sytë e tyre se si po zhvillohen negociatat mes SHBA-së dhe Ukrainës: ato janë të vështira, emocionale dhe të tensionuara.

Ishte e qartë se ky ishte një negocim i vështirë për të dyja palët.

Dhurata e rripit të boksierit ukrainas Oleksandr Usyk sigurisht që nuk e shpëtoi situatën.

Dhe pas kësaj përballjeje në Shtëpinë e Bardhë, pyetja e vërtetë tani është se çfarë do të thotë kjo për luftën në Ukrainë dhe të ardhmen e vetë Zelensky.

Tags: Trumpzelensky

Nga Kategoria

Liga e Kampionëve: Vinicius shpallet hero i Realit pas fitores ndaj Benfica-s, Mourinho përfundon me një karton të kuq.
Lajme

Liga e Kampionëve: Vinicius shpallet hero i Realit pas fitores ndaj Benfica-s, Mourinho përfundon me një karton të kuq

17 Shkurt, 2026
Kosova kremton Pavarësinë, Vuçiç shprehet: 18 vjet më parë u hap 'Kutia e Pandorës', pasojat ishin shkatërruese.
Kryesore

Kosova kremton Pavarësinë, Vuçiç shprehet: 18 vjet më parë u hap ‘Kutia e Pandorës’, pasojat ishin shkatërruese

17 Shkurt, 2026
Bota

Ministri rumun i Financave: Eurobonde dhe “Made in Europe” për të rritur konkurrencën

17 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Guirassy dhe Beier fundosin Atalantën e Gjimshitit: Dortmund fiton 2-0

17 Shkurt, 2026

Reali kalon testin e Lisbonës: fiton 0-1 ndaj Benfikës me “firmën” e Vinicius, ndeshja ndërpritet nga protokolli anti-racizëm

17 Shkurt, 2026

PSG bën “të pamundurën” në Monaco: nga 2-0 në 2-3, Doué ndez Champions-in

17 Shkurt, 2026
Liga e Kampionëve: Vinicius shpallet hero i Realit pas fitores ndaj Benfica-s, Mourinho përfundon me një karton të kuq.

Liga e Kampionëve: Vinicius shpallet hero i Realit pas fitores ndaj Benfica-s, Mourinho përfundon me një karton të kuq

17 Shkurt, 2026
Kosova kremton Pavarësinë, Vuçiç shprehet: 18 vjet më parë u hap 'Kutia e Pandorës', pasojat ishin shkatërruese.

Kosova kremton Pavarësinë, Vuçiç shprehet: 18 vjet më parë u hap ‘Kutia e Pandorës’, pasojat ishin shkatërruese

17 Shkurt, 2026

Ministri rumun i Financave: Eurobonde dhe “Made in Europe” për të rritur konkurrencën

17 Shkurt, 2026
Arrestohet 18-vjeçari pranë Kapitolit me armë dhe municion të mbushur

Arrestohet 18-vjeçari pranë Kapitolit me armë dhe municion të mbushur

17 Shkurt, 2026
Zelensky: Nuk është e drejtë që Trump të ushtrojë presion mbi ne dhe jo mbi Rusinë; populli ukrainas nuk do të pranojë lëshimet për Donbasin

Zelensky: Nuk është e drejtë që Trump të ushtrojë presion mbi ne dhe jo mbi Rusinë; populli ukrainas nuk do të pranojë lëshimet për Donbasin

17 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.