• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 24 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

“1/3 e pagës shkon për qira”, kostot e banimit po varfërojnë gjermanët, të prekur edhe të rinjtë

15 Dhjetor, 2024
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e vazhdueshme e çmimit të qirave në vitet e fundit e ka rënduar gjithnjë e më shumë kuletën e gjermanëve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Por qirasë i shtohen edhe shpenzimet për ngrohjen dhe rrymën elektrike. Kjo gjendje bën që sidomos personat me të ardhura të ulta të arrijnë në limitet e tyre financiare. Sipas të dhënave të Shoqatës së Përgjithshme të Barazisë, (Paritätischer Gesamtverband) shumë njerëz në Gjermani shpenzojnë më shumë se një të tretën e të ardhurave të tyre vetëm për qiranë, disa madje më shumë se gjysmën.

Shoqata publikoi së fundmi një studim, në të cilin bëhet një përllogaritjeje e re të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave për të vlerësuar varfërinë në Gjermani. Për herë të parë aty merren parasysh e ardhura që u mbetet qytetarëve pas heqjes së kostove të apartamentit, ngrohjes dhe rrymës elektrike.

Lexo edhe:

“O qorre nuk shikon? -Jam police… -Kë gënjen ti?” Zbardhen detaje nga sherri mes motave dhe polices në Tiranë

‘Bisedimet SHBA–Ukrainë–Rusi do vijojnë nesër’/ Zyrtari amerikan: Takimi i sotëm, produktiv

Konkluzioni: Nga varfëria për shkak të kostove të banimit janë të prekur 21,2% e popullsisë në Gjermani, që do të thotë 17,5 milionë vetë. “Po të merren në konsideratë kostot e banimit, do të dilte në pah një grup shtesë deri më tani i pa konsideruar prej 5,4 milionë vetësh që jetojnë nën kufirin e varfërisë”, theksohet në studim.

Cilat janë grupet më të prekura?

Në studim janë analizuar edhe grupet më të prekura nga ky fenomen: 21,7 e qytetarëve me vështirësi sociale për shkak të kostove të banimit janë nga mosha 65 vjeç e lart. Por edhe të rinjtë, sidomos ata nga mosha 18 deri në 25 vjeç janë në kufijtë e varfërisë. Kuota e varfërisë tek ky grup është në masën 31%. E lartë është kuota e varfërisë për shkak të kostove të banimit edhe tek familjet me një prind, 36%. Beqarët, sidomos ata në moshën e pensionit po ashtu janë mjaft të rrezikuar, kuota këtu është 41,7%.

Banimi po kthehet gjithnjë e më shumë në katalizator varfërie në Gjermani. Joachim Rock, drejtor i Shoqatës i shikon me sy kritik zhvillimet në tregun e imobiljeve në Gjermani. “Hendeku po bëhet gjithnjë e më i madh për shkak të rritjes së kostove të strehimit.” Shoqata e Përgjithshme e Barazisë në Gjermani bën thirrje për ndërtimin e gjithnjë e më shumë apartamenteve me bazë sociale. “Duhet një politikë me fokus shmangjen e varfërisë në Gjermani, paga të mira, sigurime sociale më të mira dhe një politikë strehimi që i mban qiratë të përballueshme,” u shpreh Joachim Rock.

Në BE si i varfër apo “i rrezikuar nga përjashtimi social” konsiderohet një person që ka më pak se 60% të të ardhurave ekuivalente mesatare. Në Gjermani sipas Zyrës Federale të Statistikave të prekur nga varfëria janë rreth 12 milionë gjermanë, konkretisht çdo i shtati (14,3%)./ DW

Tags: gjermaniqira

Nga Kategoria

Aktualitet

“O qorre nuk shikon? -Jam police… -Kë gënjen ti?” Zbardhen detaje nga sherri mes motave dhe polices në Tiranë

23 Janar, 2026
Bota

‘Bisedimet SHBA–Ukrainë–Rusi do vijojnë nesër’/ Zyrtari amerikan: Takimi i sotëm, produktiv

23 Janar, 2026
Bota

Përplasja e trenave në Spanjë/ Hetimi zbulon defekt në shina

23 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

ZYRTARE: Partizani siguron forcat e reja në sulm në Belgjikë, konfirmon Sakou Sidibe

ZYRTARE: Partizani siguron forcat e reja në sulm në Belgjikë, konfirmon Sakou Sidibe

23 Janar, 2026

Show në San Siro, Inter mposht Pisa me rezultat 6-2, shkëputet përkohësisht nga Milan

23 Janar, 2026

Liverpool pritet të thërrasë mbrojtësin nga huazimi si zëvendësues për Andy Robertson, i cili po afron me kalimin te Tottenham.

23 Janar, 2026
Michelle Obama zbulon “martesën perfekte”: Historia që tronditi opinionin publik

Michelle Obama zbulon “martesën perfekte”: Historia që tronditi opinionin publik

23 Janar, 2026
Çfarë po ndodh me ngrohjen globale? Stuhitë dimërore më të rënda në vite, disa shtete amerikane shpallin emergjencën

Çfarë po ndodh me ngrohjen globale? Stuhitë dimërore më të rënda në vite, disa shtete amerikane shpallin emergjencën

23 Janar, 2026

“O qorre nuk shikon? -Jam police… -Kë gënjen ti?” Zbardhen detaje nga sherri mes motave dhe polices në Tiranë

23 Janar, 2026
Timothée Chalamet shpërthen për nominimin e tij për Oscar si Aktori më i Mirë: Është si një ëndërr e madhe për të.

Timothée Chalamet shpërthen për nominimin e tij për Oscar si Aktori më i Mirë: Është si një ëndërr e madhe për të.

23 Janar, 2026

Si Arsenali la të mahnitur Man Utd me vendimin për Benjamin Sesko, ndërsa ish-objekti i transferimit të Gunners përgatitet për vizitën e parë në Emirates Stadium.

23 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.